Flash

Mashtrimi 2 miliardë dollarë/ Ekstradohet turku i kriptomonedhave

Lapsi.al 20 April 2023
Mashtrimi 2 miliardë dollarë/ Ekstradohet turku i kriptomonedhave

Mëngjesin e sotëm, është shoqëruar në Rinas dhe i është dorëzuar homologëve të Interpol Ankarasë, shtetasi Faruk Ozer, 29 vjeç, me qëllim ekstradimin e tij drejt Turqisë.

Ai ka qenë i shumëkërkuar ndërkombëtarisht nga Turqia, për mashtrim të 391 000 qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave, mashtrim me dëm ekonomik 2 miliardë dollarë.

Detajet nga policia: 

Ekstradohet drejt Turqisë, i shumëkërkuari ndërkombëtarisht, për mashtrim të 391 000 qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave, mashtrim me dëm ekonomik 2 miliard dollarë.

Ky shtetas u kap më datë 30 gusht 2022, në Himarë, si rezultat i operacionit policor të koduar “Brain”, të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FAST Albania, DVP Vlorë dhe Interpol Tiranën.

29-vjeçari turk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij, per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe "Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Mëngjesin e sotëm, specialistët e Interpol Tiranë, ata të Forcës Elitë RENEA dhe shërbimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, shoqëruan në Rinas dhe i dorëzuan homologëve të Interpol Ankarasë, shtetasin F. O., 29 vjeç, me qëllim ekstradimin e tij drejt Turqisë.

Shtetasi F. O. ishte i shumëkërkuar ndërkombëtarisht, pasi akuzohet se nëpërmjet platformës së shkëmbimit të kriptomonedhave, ka mashtruar rreth 391 000 anëtarë të kësaj platforme dhe ka përfituar rreth 2 miliard dollarë. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, ka lëshuar urdhër arresti, per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe "Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Si rezultat i bashkepunimit të Interpol Tiranës me Interpol Ankaranë, u bë i mundur arrestimi i shtetasit F. O., në Shqipëri, në kuadër të operacionit “Brain”, dhe më pas finalizimi i procedurave me ekstradimin e tij drejt Turqisë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46