Flash

Lubonja: Shqiptarët të rraskapitur me Ramën, vendit i duhet ristartim demokratik

Lapsi.al 20 April 2023
Lubonja: Shqiptarët të rraskapitur me Ramën, vendit i duhet

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me fushatën elektorale në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Lubonja e konsideroi situatën si “të rëndë”, ndërsa tha se shqiptarët janë të rraskapitur me Ramën”, aq sa “nuk kanë shpresë as për të reaguar”. Sipas tij Shqipëria kërkon “ristartim” të plotë demokratik për shkak të përçarjes së krijuar nga kryeministri te opozita dhe kontrolli i institucioneve të ndryshme dhe pushteteve në vend.

“Situata është e rëndë. Këta i janë vënë Berishës që nuk frymëzon. Berisha sado i keq që mund të ketë qenë, nuk ka pasur kurrë një hije aq të keqe sa e kishte pas ’97-ës. Megjithatë pas 8 vitesh korrupsion Nano-Meta-Rama, etj, Berisha fitoi dhe këta thoshin ky i tmerrshmi, dhe shqiptarët votuan për të sepse u lodhën me korrupsionin.

Shqiptarët janë jo të lodhur me Ramën, por të rraskapitur dhe të ikur, sa nuk kanë asnjë shpresë për të reaguar. Teza e këtyre që duan Ramën është se Berisha dhe Meta janë në opozitë, prandaj nuk shkon populli. Teza ime është se pasi të heqin dhe këta të dy nga skena politike, këta të tjerët do asgjësohen fare sepse kemi kaluar në regjim.

Nuk fiton dot zgjedhje në një vend ku në fund shkon te gjykata të kërkosh të drejtën, e cila dihet çfarë vendimi do japë. Tani duan të përçajnë edhe opozitarët që pse po bëhen me Metën dhe të heqin ca vota. Kur ti ke në kontroll të gjitha këto dhe pretendon se bën zgjedhje të lira, kjo është të bëjmë sikur. Teza ime është bashkim i gjithë opozitës për të vendosur rregullat e lojës, jo me këtë kastë. Shqipëria kërkon një ristartim demokratik. Përçarja që ka bërë ky dhe që ka mbetur, është një gjë që kërkon që shqiptarët të reflektojnë akoma.

Shqiptarëve u duhet thënë që duhet punë dhe djersë për t’u liruar nga ky regjim. Jam pesimist për zgjedhjet. Po të fitonin këta, mua më bie gjithë teoria, por do dilja dhe do thosha kam qenë një gomar i madh dhe do kërkoja ndjesë. Do i kërkoja ndjesë Ramës të parit që e kam quajtur autokrat”, - tha ai.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI