Flash

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Fushatë, krim dhe arrestime/ Ngjarjet e kronikës së zezë që i paraprijnë 14 Majit

Lapsi.al 20 April 2023
Fushatë, krim dhe arrestime/ Ngjarjet e kronikës së zezë

Bashkë me jetën politike, fushata për zgjedhjet e 14 Majit ka intensifikuar edhe ngjarjet e kronikës së zezë, hetime, arrestime apo atentate ku në një mënyrë apo tjetër janë bërë pjesë njerëz të politikës, të krimit dhe uniformave blu. E fundit, ishte vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, që përveçse i përfshirë në një hakmarrje fisnore ishte edhe një aktor me peshë në politikën lokale, si përfaqësues i PSD-së. Por para kësaj, ka pasur arrestime, aksione të RENEA-s dhe thirrje nga SPAK, që në një mënyrë a tjetër lidhen me 14 Majin.

Darka e Ramës me policët në Tiranë

Si njeri me intuitë të sprovuar politike, kryeministri Edi Rama e nisi vitin me shefat e policive në vend. Që në fillim të Janarit, kryeministri Rama organizoi një darkë me drejtorët e policisë në të 12 qarqet e vendit. Shqetësim i kryeministrit ishte fushata e 14 Majit.

Lapsi.al mësoi se në darkën në vilën qeveritare Nr.30 në zonën e ish Bllokut në Tiranë ishte ministri i Brendshëm, Çuçi dhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Nën qeverisjen e Edi Ramës, Policia e Shtetit në çdo zgjedhje është bërë palë me pushtetin. Në fushatën e kaluar në Elbasan, Ardi Veliu mohoi me zë dhe figurë ekzistencën e listave të zgjedhësve dhe paratë në makinën e të ndjerit Pjerin Xhuvani. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2017 Rama arriti kulmin duke iu kërkuar policëve të dilnin në fushatë e të mblidhin vota për Partinë Socialiste.

Lirimi nga burgu i Safet Bajrit në Shkodër

Në prag të fushatës së 14 Majit u mësua lirimi nga burgu i Safet Bajrit, një nga emrat e të fortëve të Shkodrës. Opozita e ka akuzuar shpesh si njeri të afërt me PS që ka ndihmuar kandidatët socialistë të mbledhin vota. Vetë Bajri ka pranuar se ka qenë komisioner i Partisë Demokratike dhe dikur votues i të djathtës.

Deri tani nuk ka indicie të përfshirjes së tij në fushatën e 14 Majit, por fakt është se Bajri ka përfituar ulje të konsiderueshme nga dënimi i konvertuar në Shqipëri nga gjykata e Belgjikës.

Arrestimi i Lefter Allës në Bulqizë

Socialistët ishin duke përzgjedhur kandidatët për bashkitë e 14 Majit, kur një prej tyre u arrestua fare papritur me urdhër të SPAK. Në 15 Mars, Lefter Alla u arrestua për shkak të abuzimeve me një tender, por në sallën e gjyqit, ai mohoi akuzën duke u shprehur se gjyqi ishte politik.

Duke qenë se nuk do të rikonfirmohej nga PS, Lefter Alla po shikonte mundësinë të dilte si i pavarur apo në një parti tjetër për të marrë sërish Bulqizën. Këtë e konfirmoi edhe në sallën e gjyqit. “Në gjykimin tim më mirë të më thoshin “Hap krahun”, se sa të bëhen këto gjyqe politike” u shpreh ai, duke konfirmuar se goditja po i vinte nga partia.

“Ne nuk mbrojmë askënd, përgjegjësinë para ligjit e ka secili prej tyre. Kryetari i Bashkisë Bulqizë dhe ai i Lushnjës janë arrestuar dhe në të dyja rastet PS ka mbajtur të njëjtin qëndrim”, tha Balla.

Arrestimi për herë të dytë i ish-kryebashkiakut të Lushnjës

Taulant Balla e përmendi Fatos Tushen si një shembull se si Partia Socialiste distancohej nga njerëzit e korruptuar, por rasti i ish-kryebashkiakut të Lushnjës ishte i paprecedent. Fatos Tushe sapo kishte dalë nga burgu, kur u arrestua për herë të dytë në prag të zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Gjykata e dënoi për një akuzë për të cilën ai ishte shpallur i pafajshëm për herët, duke i shtuar një vit tjetër burg.

I pakënaqur me familjen socialiste ku kishte aderuar prej vitesh, Tushe ishte një element I padëshiruar për socialistët në fushatën e 14 Majit.

Kontrollet në pronat e Suel Çelës në Elbasan

Një operacion i RENEA-s në Tregun Agro-Ushqimor të Elbasanit u pa si një sinjal për lëvizjet e një grupi të fortësh në Elbasan. Tregu Agro-Ushqimor i Elbasanit është në pronësi të Petrit Çelës, babait të Suel Çelës, aktualisht një nga njerëzit më të kërkuar në Shqipëri.

Çelajt kanë mbështetur prej vitesh Partinë Socialiste në Elbasan, por aksioni i RENEA-s në fillim të fushatës elektorale nuk kishte asnjë logjikë politike, duke qenë se socialistët janë mbështetur tradicionalisht tek të fortët në këtë qytet. Një shpjegim e dha gazetari Artan Hoxha, sipas të cilit ekulibrat tashmë kanë lëvizur. “Ndryshe nga fushata e kaluar kur opozita e akuzonte Suel Çelën për lidhje dhe mbështetje me Partinë Socialiste dhe kryeministrin Rama, kësaj radhe Suel Çelën nuk e akuzon më njeri. Madje përkundrazi, nga mazhoranca aludohet se Suel Çela po mbështet opozitën. Dhe ky veprim duket se i çon një mesazh Suel Çelës, që vërtet nuk je arrestuar, por nëse na vihesh kundër, ne të godasim me të gjitha mjetet që kemi” tregoi Artan Hoxha.

Tritoli për kreun e PD-së në Vaun e Dejës

Mëngjesin e datës 11 Prill, Kreu i Partisë Demokratike të Vaut të Dejës, Bernard Ndreca sapo u nis të dalë nga shtëpia me makinën e tij kur shpërtheu një sasi tritoli e vendosur poshtë mjetit.

Fatmirësisht, Bernard Ndreca nuk pësoi asnjë lëndim. Një ditë më parë, PD ishte bashkuar. Të gjithë kandidatët kishin deklaruar se do të mbështesnin kandidatin e dalë nga primaret për kryetar bashkie në Vaun e Dejës. Policia ende nuk ka asnjë indicie për autorët e krimit.

Vrasja e këshilltarit bashkiak, Ardian Nikulaj

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt në lokalin e tij është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur në ditët e fushatës deri tani. Në Shëngjin, ai njihej si biznesmen dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit ku ishte bërë pjesë me logon e PSD-së së Tom Doshit, por edhe për hasmëritë e vjetra që kishte.

Një nga pistat kryesore të hetimit është gjakmarrja. Ndërkohë që Nikulaj ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Social-Demokrate me kryetar Tom Doshin. Prej 2019-ës ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe rikandidonte sërish për në këshill në zgjedhjet e 14 Majit./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI