Flash

Dieta e Georgina Rodriguez shkakton konfuzion tek fansat

Lapsi.al 20 April 2023
Dieta e Georgina Rodriguez shkakton konfuzion tek fansat

Jeta e Georgina Rodriguez vazhdon të jetë një pikë diskutimi. Partnerja e  Cristiano Ronaldos po e shoqëron futbollistin në aventurën e tij në Al-Nassr të Arabisë Saudite, skuadër të cilës iu bashkua pas Kupës së Botës 2022.

Ajo  ndan gjithçka që bën në Arabinë Saudite, si dhe çfarë bën  atje në kohën e saj profesionale dhe të lirë. Mirëpo, kohët e fundit Rodriguez  ka qenë në lajme pasi ka disa dyshime dhe konfuzione në lidhje me dietën e saj.  Në dokumentarin e saj  të Netflix, Unë jam Georgina, partnerja e  Ronaldos rrëfeu se ajo ishte një ' e varur nga Iberia', që do të thotë se nuk mund të jetonte pa ngrënë sanduiçe chorizo dhe salcice të tjera. Kështu, produktet iberike,  shumë të vlerësuara në gastronominë spanjolle dhe portugeze, janë thelbësore në dietën e saj.

Megjithatë, në një intervistë për 'Woman's Health' ajo u shpreh ndryshe. "Në mëngjes konsumoj një omëletë franceze me një lëng portokalli dhe një kafe me qumësht. Në mes të mëngjesit kam një banane ose pas stërvitjes", tha Georgina.

Sipërmarrësja  gjithashtu dha detaje për pjesën tjetër të vakteve të saj gjatë ditës: "Për drekë kam një pure me mish të pjekur në skarë ose perime. Për snack ndonjëherë kam kokrra të konservuara me limon. Dhe për darkë, njësoj si për drekë. ." Georgina mbron në dokumentarin e saj se “Unë ha pa frikë dhe për qejf”, sidomos kur takohet me miqtë e saj për drekë apo darkë, ndonëse ka mundësi ta bëjë këtë, pasi në pjesën tjetër të kohës ajo ndjek një dietë më të rreptë. Por, kjo kontradiktë nga Georgina ka gjeneruar disa komente kundër modeles se nuk tregon të vërtetën për zakonet e saj të të ngrënit gjatë gjithë kohës./Lapsi.al

Marrë nga: Marca

Të këshilluara

Reperja konfirmon ndarjen nga Diddy

Reperja Yung Miami ka konfirmuar se ajo dhe Diddy nuk janë më bashkë. Anëtarja e City Girls dhe Sean "Diddy" Combs dolën publikisht me romancën e tyre në qer...

13:49

"Twilight" së shpejti serial

Romanet e njohura "Twilight" nga Stephenie Meyer janë në zhvillim të hershëm në Lionsgate TV për t'u kthyer në një seri televizive të mundshme, ka konfirmuar ET...

13:41

Gjykata e Durrësit mer vendimin për Cllevio

Tashmë, Gjykata e Durrësit ka marrë një vendim për Kleviol Ahmetajn, që u arrestua më 16 Prill. Pas padisë së Noizy-t, Gjykata e Durrësit ka marr vendimin për K...

10:45

Street Style / Moda bëhet ende në rrugë

Interpretimi, në modë, është mjeti më i fuqishëm i komunikimit që kemi. Në vitet '60, nënkulturat e të rinjve prishën kanonet tradicionale duke imponuar idenë e...

10:38

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI