Flash

Berisha në Tepelenë: Rama ka qenë i arrestuar në Milano, Paris dhe Mynih

Lapsi.al 20 April 2023
Berisha në Tepelenë: Rama ka qenë i arrestuar në Milano,

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Tepelena ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka qenë i arrestuar në Milano, Paris dhe Mynih. Nuk kanë munguar akuzat dhe për familjarët e tij, duke nisur nga vëllai dhe thjeshtra.

Ai u shpreh se të gjitha kandidatët e tij janë qytetarët e parë më të inkriminuar të bashkive të vendit.

Berisha renditi disa nga kandidatët e Partisë Socialiste, të cilët sipas tij nuk janë të denjë për qytetarët.

“Këta kandidatë përballen sot me kandidatët e rilindjes, të cilët në shumë variante janë jo qytetarët e parë, por qytetarët e parë më të inkriminuar të bashkive të vendit. Nga veriu në jug, duhet të ndahemi prej tyre. Edhe në rrafshin qytetar. Unë isha në Has, kandidati i rilindjes emrin që i ka vënë nëna e baba i vet, e kishte Beqir, Edi Rama e paraqet në mes të Krumës me emrin Halit. Po. Po pse, se Beqiri ishte arrestuar 5 herë, në tre vende dhe dy herë në Shqipëri. Dhe për të larë krimet, Beqiri duhet të quhet Halit. Se mos është vetëm Beqiri? Jo more jo. Por është vetë Edvini, absolutisht i arrestuar në Milano, i arrestuar në Paris, i arrestuar në Mynih, të dalë të thotë jo. I arrestuar për vjedhje të ndihmave në kampet e refugjatëve në Mynih. I arrestuar për ikonat në Paris, i arrestuar në Milano. Këta janë sekti i krimit, miqtë e mi.”, tha Berisha.

Ai deklaroi më tej se Rama i ka dhënë baxhanakut të tij dhe thjeshtrës 100 tendera, ndërsa për të vëllain, Olsi Rama tha se është i përfshirë në aferat më të pista.

“Shikoni, në Shqipëri po ta vini re, çfarë po ndodh tani? Ku po shkon paraja. Paraja po shkon e tëra tek qeveritarët dhe klientela e tyre. Klientela e tyre tani, nuk janë vetëm një grup biznesmenësh, por para së gjithash janë familjarët e vet. Marrim Edi Ramën. Ja ku jam këtu në Tepelenë, dhe i them këtu para jush, hajde këtu të bëjmë radiografinë njëri-tjetrit. I ke dhënë baxhanakut, i ke dhënë thjeshtrës, në kundërshtim me ligjin, mbi 100 tendera dhe nuk duhet të merrnin asnjë. Yt vëlla është i përzier në aferat më të pista, në aferat në të cilat, jo shqiptarëve, por edhe europianëve i kanë vjedhur 2 miliardë euro.

Hajde zoti Edi këtu, para këtyre burrave të dalim, ose ku të duash ti, dhe të nxjerrim; familjarët e Sali Berishës dhe familjarët e tu. Gjej një tender që kanë fituar, zero. Sepse ligji ky është. Ligji nuk lejon që qeveritari të përdorë pushtetin për pasurim të paligjshëm të familjarëve të tij”, theksoi nder te tjera Berisha.

Ai ka prezantuar në Tepelenë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Baftjar Imeri duke folur për një transformim të kësaj bashkie.

Berisha tha se Tepelena është nëpërkëmbur nga Tërmeti i qeverisë dhe Rama dhe se më 14 maj kemi mision historik rimëkëmbjen.

“Është një nder i veçantë që paraqes sot kandidat për kryetar bashkie, një nga bijtë më të shquar të Tepelenës, inxhinierin Baftjar Imeri, i cili përfaqëson këtu jo vetëm qytetarët e këtij rrethi, por përfaqëson në një farë mënyrë mbarë emigracionin shqiptar. Tepelena është rreth me potencial të madh, të gjithanshëm, turistik, bujqësor, blegtoral, industrial. Por Tepelena është e plaçkitur, siç është e plaçkitur Shqipëria. Pasuritë e saj nuk shndërrohen në një mirësi për qytetarët e saj. Tepelena është e nëpërkëmbur si nga Tërmeti i qeverisë, ashtu edhe nga Rama i qeverisë. Sot ne jemi kombi, për fatin më të keq, që largohemi më shumë se gjithë të tjerët nga vendi ynë. Largohemi sepse shpresa u është sosur shqiptarëve. Besimi tek Tepelena dhe Shqipëria është pothuajse, zhdukur. Në këtë kontekst, miqtë e mi në 14 maj jemi në një mision historik, ne jemi në një mision kombëtar, ne jemi në një mision atdhetar. Çdo qytetare e qytetar i këtij vendi, që beson se vendi duhet dashur, që beson se vendi duhet respektuar, që beson se ky vend me këto pasuri përrallore mund të begatojë ne brez pas brezi, nëse qeverisemi siç duhet, si njerëz të lirë”, deklaroi Berisha.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46