Flash

Alibeaj nuk i ndahet Berishës: I ngarkoi demokratëve hallin e tij personal

Lapsi.al 20 April 2023
Alibeaj nuk i ndahet Berishës: I ngarkoi demokratëve hallin e tij

Kreu i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me strukturat në qytetin e Kavajës. Ndërsa deklaroi se e keqja më e madhe në vend quhet Edi Rama, Alibeaj nuk i rezistoi dot nevojës për të sulmuar Sali Berishën.

Sipas Alibeajt, Berisha i bëri demokratët bashkëvuajtës në hallin e tij personal.

"Të gjithë ata ndër vite që kanë qenë përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike kanë marrë nga kontributi, nga djersa, nga sakrifica e demokratëve, njerëzve si ju. Dhe vetëm në aspektin njerëzor, kurrsesi nuk duhej menduar nga askush që nëse ndodhesh në një siklet, në një hall, nuk mund t’i marrësh njerëzit e t’i bësh bashkëvuajtës. Se praktikisht, ajo që ka bërë Berisha me demokratët është t’i bëjë bashkëvuajtës në hallin personal. Kjo është e papranueshme, Kjo është një çështje e cila ka shkaktuar pikërisht zallamahinë Brenda Partisë Demokratike." - u shpreh Alibeaj.

Kreu i Partisë së vulës deklaroi edhe se Edi Rama erdhi në pushtet me ndihmën e Ilir Metës. Alibeaj u shpreh se Rama dhe Edi Ramat e vegjël nëpër bashki, që fatkeqësisht sot janë në 60 bashki fal gabimit fatal në zgjedhjet e 2019-ës.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46