Flash

Trafik drøge në Lushnjë, kapet furnizuesi dhe klienti nga Italia

Lapsi.al 19 April 2023
Trafik drøge në Lushnjë, kapet furnizuesi dhe klienti nga

Dy persona janë arrestuar në Lushnjë. Ata ishin të përfshirë në shitjen dhe konsumin e lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë një 42-vjeçar nga Lushnja, i cili posedonte drogën, dhe një i ri 20-vjeçar nga Italia që u kap në flagrancë duke blerë një sasi kanabisi. Sipas të dhënave, tregtari i drogës në  qytetin e Lushnjës ishte dënuar më parë për të njëjtën veprimtari. Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e veprimtarisë për dy të arrestuarit.

Njoftimi i policisë:

"Finalizohet falë inteligjencës informative, operacioni policor i koduar “Deal”. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza.

U kap në flagrancë teksa shiste doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohet 42-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Në pranga edhe një 20-vjeçar nga Italia, pasi u kap duke blerë dozat e lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të shitjes në doza, të lëndës narkotike kanabis, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Deal”, në kuadër të të cilit u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit G. S., 42 vjeç, banues në Dimal dhe R. A., 20 vjeç, banues në Itali.

42-vjeçari, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, u kap në flagrancë, në automjetin që drejtonte, teksa i shiste shtetasit R. A., doza të dyshuara lënde narkotike kanabis. Këto doza u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI