Flash

Rachel McAdams flet për shkëputjen nga aktrimi

Lapsi.al 19 April 2023
Rachel McAdams flet për shkëputjen nga aktrimi

Rachel McAdams po reflekton për vendimin e saj për të marrë një pushim nga Hollywood.

Ndërsa fliste me Bustle për rolin e saj në Are You There, God? Its me, Margaret, McAdams, i tha gazetës: "Unë mendoj se kam pasur gjithmonë një ndjenjë se do të ishte mirë; ose do të funksionojë ose jo," kur erdhi puna për të ndërprerë karrierën e saj. Ajo kohë larg qendrës së vëmendjes “me të vërtetë më ndihmoi të ndihesha e fuqizuar”, tha aktorja. "Më ndihmoi të ndihesha sikur po rimerrja kontrollin. Dhe mendoj se disi më lejoi të hyja nga një portë tjetër."

“U ndjeva fajtore që nuk shfrytëzova mundësinë që po më jepej, sepse e dija se isha në një vend kaq me fat”,vazhdoi ajopër marrjen e një pushimi dy vjeçar nga aktrimi në vitet 2000.  “Patjetër që ka pasur disa momente ankthi për të pyetur veten nëse po i hidhja të gjitha dhe pse po e bëja këtë?U deshën vite për të kuptuar se çfarë po bëja në mënyrë intuitive."

Në filmin e ri – një përshtatje e romanit të autoritBlume të vitit 1970 me të njëjtin emër – McAdams luan Barbara Simon, nëna e protagonistes 11-vjeçare Margaret Simon (Abby Ryder Fortson). Ndërsa Margaret merret me një shkollë të re, Barbara ende " nuk po gjen veten në një vend të ri", dhe gjyshja Sylvia (Kathy Bates) përpiqet të gjejë "lumturinë në fazën tjetër të jetës së saj" ndërsa të dashurit e saj largohen, sipas në një përmbledhje zyrtare të filmit. "Are You There God? Its me, Margaret" shfaqet në kinema më 28 Prill./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI