Flash

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Polemika/ Pse u bojkotua Ermonela Jaho në Tiranë

Lapsi.al 19 April 2023
Polemika/ Pse u bojkotua Ermonela Jaho në Tiranë

Sopranoja e njohur Ermonela Jaho ka shpërthyer keq ndaj studentëve të kantos dhe petagogëve të tyre që bojktotuan aktivitetin e saj në TOB. Që prej 14 prillit ishte njoftuar se sopranoja me famë ndërkombëtare do të mbante në cikël leksionesh praktike për tu ardhur në ndihmë atyre që donin ti "vidhnin" famën. Por në këtë eveniment që pritej të kishte një ndjekje të gjërë janë paraqitur vetëm 7-8 vetë. Jaho në një konferencë shtypi akuzoi xhelozinë dhe vogëlsinë e pedagogëve të arteve që ndoshta sipas saj i pengonin studentët të merrnin pjesë në këtë aktivitet. Ajo uroi që brezat e tanishëm të artistëve mos përballeshin me brrylat dhe pengesat që ka kaluar ajo në Shqipëri, në rrugën e vështirë për tu bërë një personazh i skenave më prestigjoze të globit. Në të gjitha daljet e saj publike Ermonela e vë në duke vogëlsinë e shqiptarëve, mospranimin e njëri tjetrit siç tha gjatë konferencës së shtypit dhe mungesën e solidaritetit.

Shpërthimi i Ermonelës

Me sa duket historia e saj e shkuar i ka mbetur si një traumë e pashëruar me anë të së cilës spjegoi edhe bojkotin që iu bë në masterclasin e tanishëm. “Po e mbaj e po e mbaj por po e them troç fare: unë kam ardhur këtu dhe nuk kam pas asnjë pedagog nga Akademia. Kam ardhur këtu dhe nuk kam parë studentë të regjistrohen. Nuk po them se po sjell diçka të jashtëzakonshme, apo dua të luftoj dikë këtu. Edhe këta studentëve që kanë ardhur, këta këngëtarë të rinj, kanë ardhur nga jashtë. Jam aq e ngarkuar dhe prandaj kam kaq shumë për të thënë. Mendoj që kjo është një lloj egoizmi ndoshta, unë këtë e kam provuar para 30 vitesh, por më duket se është akoma edhe sot. Një pedagog nuk të jep dot 100%. Studentët ndoshta mungojnë se nuk i lënë pedagogët” u shpreh Jaho.

Por akuzat e artistes së njohur nuk janë kaluar në heshtje.

Tenori Josif Gjipali përmes një reagimi në ‘Facebook’, shkruajti se studentët e Universitetit të Arteve janë të zotët të këndojnë e mos t’ua qajë njeri hallin. Këtë mungesë, Gjipali e ironizon duke thënë se ai vetë nuk ka nevojë të shkojë në asnjë masterclass pasi ka marrë leksione prej mjeshtërve botërorë. “Unë jam pjesë e stafit të pedagogëve të kantos në Universitetin e Arteve. Unë nuk kam nevojë të shkoj në asnjë master class pasi Attilen ma ka mësuar Riccardo Muti , Rigoletto e Don Carlo mi ka mesuar Zubin Mehta. I due Foscari sapo ma mësoi në Genova Renato Palumbo. Nuk besoj se ndonjë nga koleget e mi pa ju hequr asnjë vlerë si interpretues mund të mi mësojë më mire... Studentët e Universitetit të Arteve kanë qenë të zotët të këndojnë, të mos ua qaj njeri hallin. Dy prej tyre sapo fituan në Spoleto, ku isha si anëtar jurie mes sa e sa konkurrentëve të drejtën e bursës. Jetë të lumtur e pa mllefe ju uroj të gjithëve”, shkruajti Gjipali.

A kanë mundësi studentët?

Në rrjet u ndez një diskutim i nxehtë për bojkotin dhe pati nga ata që e komentuan atë me pamundësinë financiare të studentëve shqiptarë: "Te kjo gjëja që do bënte Ermonela( ose bêri me ose pa njerêz) askush nuk tha arsyen kryesore pse nuk kishte njerëz: Ishte me lekë. Studentët s'kanë lekë të blejnë bukë të qëndrojnë nē këmbë, këtu veç tarifave stratosferike organizohen dhe aktivitete me pagesë si felë mbi bisht. Ministria i kishte paguar ato lekë ose universiteti dhe ja ku zgjidhej. Mbase nuk ishin shumë lekë, por mjaftueshëm për pamundësi pjesēmarrjeje" shkruan përshembull në Facebookun e saj Bora Milloshi.

Publiku politik

Një koment më të thelluar i kushtoi kësaj ngjarjeje shkrimtari dhe botuesi i faqes "Peizazhe të fjalës", Ardian Vehbiu. Duke sjellë një shembull komik personal, për një takim të ngjashëm të mbajtur mes shkrimtarëve që banojnë jashtë, Vehbiu tregon se aty u mblodhën gazetarë e ambasadorë në pritje se do merrte pjesë kryeministri. Por kur filloi seanca e dytë kur do flisnin shkrimtarët salla u boshatis. "Evente të tilla kulturore shpesh dështojnë, kjo ndodh – besoj unë – ngaqë publiku i tyre, të paktën në Tiranë, është trajnuar të veprojë si publik eventesh politike, ose detashment i koagulimit të votës. Kam shkruar, vite më parë, se politika në Tiranë synon ta rekrutojë dhe përdorë kulturën si vegël për krijimin, mirëmbajtjen dhe riprodhimin e masës zgjedhore, në trajtën amorfe të publikut" nënvizon ai në "Peizazhe të fjalës".

Dhe sikur ta kishte nuhatur se çfarë do të shkruante Vehbiu në një mënyrë krejt të çuditshme për këtë aktivitet të bojkotuar reagoi drejtoresha e emëruar politikisht e TOB, Abigeila Voshtina. Me një postim jashtë realitetit ajo shkruajti: Zemra mal teksa shoh sa efikas po rezulton programi i parë profesional AKADEMIA TEATRALE, me profesionalizmin dhe energjinë pozitive të ?‍♀️ "Kumbarës" së këtij programi, Ermonela Jahos! Absurdi nuk ka fund.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI