Flash

Pas takimit me Glover, Alibeaj sulmon Sali Berishën

Lapsi.al 19 April 2023
Pas takimit me Glover, Alibeaj sulmon Sali Berishën

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka folur pas takimit me shefen e Vëzhgimit të ODHIR në vendin tonë Audrey Glover.

Ai renditi disa nga shqetësimet që i ka paraqitur Glover për zgjedhjet e 14 Majit. Alibeaj tha se selia e PD është zaptuar nga persona që nuk përfaqësojnë demokratët në mënyrë ligjore.

Alibeaj tha se kandidatët e grupimit të tij janë tërhequr nga gara për bashkitë e vendit, pasi janë gjendur përballë presionit si nga maxhoranca por edhe nga kampi tjetër të Partisë Demokratike.

“Tenderat e hapura, Aktivistin që e kanë në funksion të plotë, administratën në funksion të zgjedhjeve. I bëra të qartë shkeljet e evidentuara nga KQZ. Momentin që nuk ka marrë masat e duhura për të përjashtuar ata kandidatë që rezultojnë të dënuar.

Çështja në PD reflekton te korrektësia e këtyre zgjedhjeve. Ne qëndrojmë në seli të marrë me qira dhe selia jonë është zaptuar. Frekuentohet nga njerëz që nuk përfaqësojnë në PD. Edhe çështjen e mos figurimit të kryetarëve përkatës të koalicionit. Saktësova qartësisht se kush janë subjektet zgjedhore që keqpërdorim fondet dhe administratën. Për situatën që ka ndodhur brenda PD, për pozicionin që kemi mbajtur. I bëra të qartë situatën tonë. Situatën e presionit që ndodh ndaj PD, për përdorimin e mediave dhe çështjen e financimit të partisë. PD gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur presion për të mos bërë fushatë për qytetarët. Është e papranueshme që kandidatët tanë të ndodhen në sulme nga qeveria dhe nga ajo pjesë që pretendon të jetë Partia Demokratike.

Ka një vit e ca që kjo parti është në një presion dhe shantazh që do të thotë fare qartë që ne jemi nisur për të bërë fushatë elektorale për qytetarë kundër regjimit. Njerëzit nuk e kanë menduar të ndodhen nën presion edhe nga një palë tjetër. Sali Berisha nuk e përfaqëson Partinë Demokratike në aspektin ligjor. Unë besoj se demokratët i përfaqësojnë vetëm ata njerëz që mbartin vlerat që demokratët kërkojnë”, u shpreh Alibeaj.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës dhe shtim g...

09:10

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46