Flash

Ornela Vorpsi spjegon frazën "Rama" mahniti Parisin dhe denigron Alban Dudushin

Lapsi.al 19 April 2023
Ornela Vorpsi spjegon frazën "Rama" mahniti Parisin dhe denigron

Ndodh shpesh që gazetarët të mbajnë mbi supe edhe mëkatet e të intervistuarve. Këtë ka bërë Ornela Vorpsi duke akizuar Alban Dudushin për pyetje stupide. Në rrëfimin e saj zbathur mbi një shtrat hoteli, shkrimtarja dhe piktorja Vorpsi ka vendosur të spjegohet, vite më vonë, për frazën e saj, që bëri shumë zhurmë: "Edi Rama kur erdhi në Francë mahniti Parisin".

Në një intervistë për emisionin "Një grusht librash" të Beti Njuma ajo sulmoi dhe gazetarin Alban Dudushi me të cilin e bëri intervistën e bujshme. "Unë thashë që kur erdhi në Paris, Rama mahniti Parisin".

Polemika/ Ornela Vorpsi gruaja që dashuroi Ramën, pro dhe kundër

Ai gazetari bëri një pyetje stupide, budallaqe dhe tha: "Si tërë Parisin"? Natyrisht që atë s'mund ta njihte gjithë qyteti. Por ajka e tij që e njohu u mahnit se i dukej shumë mashkullor" tha ajo.Pastaj vazhdoi: "Edi njohu vetëm ajkën e Parisit dhe e magjepsi, burrat e gratë sepse ishte më mashkullori ndër ta, sepse francezët janë shumë femërore, të imët e të vegjël".

Artur Zheji: Ornela Vorpsi, kubistja që po kërcen pjeshkëjashtë për Edi Ramën

Por kur Vorpsi vazhdoi bisedën u pa se Dudushi si kishte pasur asnje faj dhe se ajo besonte vërtet në fuqitë mahnitëse të më shumë se mikut të saj, Edi. Përballë Beti Njumës ajo u justifikua: "Pse u çuditët ju këtu në Shqipëri. A nuk e ka mahnitur Edi këtë vend që e ka zgjedhur tre herë kyeministër dhe tre herë kryebashkiak" këmbënguli Ornela duke shtuar:"Kush e zgjodhi Edi Ramën, Franca apo Italia? Shqiptarët vetë e zgjodhën".

Pra morali fabulës: Alban Dudushi  s'paska bërë pyetje të gabuar. Për Ornelën Edi mund të mahnisë dhe Parisin siç ka bërë me këtë vend.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI