Flash

Meghan Markle, pjesë e programit të Mbretit Charles

Lapsi.al 19 April 2023
Meghan Markle, pjesë e programit të Mbretit Charles

Meghan Markle mund të mos i bashkohet Princit Harry për kurorëzimin e ardhshëm të mbretit Charles, por ajo do të përfshihet ende në program.

Çifti kontrovers është paraqitur në një nga fotot e përdorura në programin zyrtar të suvenireve të kurorëzimit, sipas fotografit Chris Jackson. Fotografia e  cila është marrë në vitin 2018 gjatë festimit të ditëlindjes së 70-të të Charles në Clarence Gardens, tregon të gjithë familjen mbretërore duke buzëqeshur  ndërsa pozojnë për portretin e tyre.

Mbretëresha Camilla dhe Mbreti Charles,, u ulën pranë njëri-tjetrit në një stol me nipërit e mbesat Princ George, 9, dhe Princeshën Charlotte, 7, në të dyja anët e tyre. Princesha Kate, qëndronte  duke mbajtur fëmijën e atëhershëm, Princin Louis, tani 4 vjeç, ndërsa  Princi Williamqëndronte pranë saj dhe vëllait të tij tashmë të larguar me gruan etij.

Javën e kaluar, Harry,njoftoi se do të merrte pjesë në ceremoninë e kurorëzimit pa Markle, e cila zgjodhi të qëndronte pas për ditëlindjen e 4-të të djalit të tyre Archie, e cila bie në të njëjtën ditë. Pavarësisht se qëndroi në shtëpi për të minimizuar dramën, Markle u kritikua ashpër se “i pëlqente ” të shihte familjen e Harry-t, pasi i kishte sulmuar vazhdimisht në media.

Marrëdhënia e çiftit me anëtarët e familjes së tij u përkeqësua pasi dyshja u larguan nga detyrat e tyre  në vitin 2020 dhe vetëm janë përkeqësuar që atëherë. Udhëtimi i ardhshëm i Harry-t në Londër do të shënojë herën e tij të parë që viziton familjen e tij që kur ai foli për ta në  "Harry & Meghan" dhe në kujtimet e tij "Spare". Tani, anëtarët e familjes së tij thuhet se nuk kanë "asnjë interes" të bashkëveprojnë me Harry-n kur të ribashkohen më 6 maj./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI