Flash

“Kush nuk vjen, ikën nga puna”/ Presione mbi mësuesit për të shkuar në takimet e PS

Lapsi.al 19 April 2023
“Kush nuk vjen, ikën nga puna”/ Presione mbi mësuesit

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha ka denoncuar presionin që sipas tij po u bëhet mësuesve për të marrë pjesë në takimet elektorale të Partisë Socialiste. Në një postimi në Facebook, Hoxha ka publikuar një mesazh, ku denoncohet se nëse mësuesit nuk marrin pjesë do merren masa për largimin nga puna. Sipas Shkëlqim Hoxhës, këto janë manovra mjerane që nuk do ti shpëtojë dot humbjes më 14 maj.

“Asnjë manovër mjerane nuk ju shpëton nga humbja e thellë e 14 Majit! Në vend që të interesohen për mbarëvajtjen e mësimit në shkolla, në vend që të sigurojnë minimumin e kujdesit për arsimin duke filluar nga ngrohja dhe pajisjet shkollore, këta zgjedhin t’i bëjnë presion mësuesve duke i grumbulluar në kinemanë e qytetit. I bëjmë thirrje arsimtarëve dhe të gjithë të punësuarve të tjerë në Bashkinë e Rrogozhinës të ngrihen në lartësinë që u takon dhe të mos bien pre e presioneve dhe kërcënimeve”, - shkruan kandidati.

LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46