Flash

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Këto fytyra (foto) po shkatërrojnë zgjedhjet. Vendimi i fundit i KAS

Lapsi.al 19 April 2023
Këto fytyra (foto) po shkatërrojnë zgjedhjet. Vendimi i fundit i

Një grup kasapësh rilindas, Elvin Lako, Koli Bele, Ilir Rusmali dhe Ledio Braho që formalisht njihen si KAS, (Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve) pasi caktuan si kryetar të partisë së vulës Enkeleid Alibeaj, që nuk nxori dot më shumë sesa 12 kandidatë në zgjedhjet lokale, tani, në mënyrë krejt absurde, kanë caktuar sipas mendjes së tyre edhe se cili do të jetë drejtuesi i koalicionit të opozitës reale. Bashkimi për fitore një koalicion i PD-së reale të Berishës me atë të PL së Metës, nuk kishin shënuar emër kryesuesi në fletën e votimit. Por ndaj kësaj zgjedhjeje ka bërë një padi Alibeaj, sipas të cilit aty duhet të shënohet Meta. Kjo i shkonte për shtat propagandës elektorale të koalicionit tashmë të hapur të PD-së së vulës me PS-në të cilët po bëjnë fushate me moton, Berisha po i çon demokratët të votojnë për Metën. Dhe KAS, si një institucion i legenosur i KQZ, i përshtat menjëherë nevojës se fushatës politike. 

Lexo më tej:

Vendimi qesharak/ Minoranca Alibeaj do konkurrojë si PD 

Ai ka vendosur rrëzimin e kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për pasqyrimin e emrit të Sali Berishës në fletën e votimit.

Më herët, koalicioni “Bashkë Fitojmë” me përfaqësues Endrit Braimllarin ka njoftuar me anë të një shkrese Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve që kryetar i komanduar i këtij koalicioni është Sali Berisha. Por Elvin Lako, Koli Bele, Ilir Rusmali dhe Ledio Braho që i japin të drejtën vetes të vendosin edhe se kush i kryeson koalicionet politike thanë se atyre i pëlqen që Bashkë Fitojmë të ketë në krye Ilir Metën.

‘KAS me shumicë votash vendos pranimin e pjesshëm të kërkesës së PD-së sa i përket pasqyrimit të emrit të kryetarëve të partive të udhëheqësve të partive të koalicioneve Bashkë-Fitojmë në fletën e votimit. Rrëzimin e kërkesës së PD-së për pasqyrimin e shkronjave nistore të partive përbërëse për koalicionit përkatëse. Rrëzimin e kërkesës së koalicionit Bashkë Fitojmë për vendosjen emrit të deputetit SaliBerisha në fletën e votimit si drejtues si koalicionit të bashkë fitojmë.’- njoftoi KAS.

Andi Bushati: Kur revoltohen këta me vulë

Ky vendim vjen menjëherë pas atij që iu kundërvu kryekomisionerit Ilirian Celibashi. Ky i fundit pati vendosur për mosregjistrimin e Alibeajt si Kryetar i PD-së pasi ai e mbante këtë post me një autorizim të lëshuar këtu e një vit më parë nga Lulzim Basha (ende i shkruar si kryetar i pa dorëhequr i PD në gjykatë). Por KAS mor vendi që të caktojë në krye të vulës Alibeajn dhe të fshijë si shef real të opozitës Berishën. Këto vendime pasojnë ato të mëhershme të gjykatës së apelit, të KQZ dhe të Kolegjit Zgjedhor për të mbajtur në këmbë opozitën fallco që i volit Edi Ramës, megjithëse kjo e fundin nuk është në gjendje të nxjerrë as kandidatë në 1/3 e bashkive.

©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI