Flash

Inteligjenca Artificiale/ Kënga me zërat e The Weeknd dhe Drake bëhet virale

Lapsi.al 19 April 2023
Inteligjenca Artificiale/ Kënga me zërat e  The Weeknd dhe Drake

Inteligjenca Artificiale/ Kënga me zërat e The Weeknd dhe Drake bëhet virale.

Kjo ndodh me imazhet por po ndodh edhe me këngët. Përdorimi i inteligjencës artificiale vazhdon të bëjë namin aq shumë saqë një këngë e krijuar nga Inteligjenca Artificiale është tërhequr nga të gjitha platformat muzikore si Spotify, Apple Music dhe Tidal. Kënga u bë virale pëasi përfshinte zërat e The Weeknd dhe Drake. Titulli quhej "Heart On My Sleeve" dhe megjithëse duket se këndohet nga dy artistët, ajo në fakt është krijuar duke përdorur inteligjencën artificiale nga TikToker Ghoswriter977.

Inteligjenca artificiale

Kënga mblodhi 629,439 transmetime në Spotify dhe 275,000 shikime në YouTube përpara se të hiqej me kërkesë të Universal Music Group. Në fakt, kompania diskografike ndau një deklaratë të raportuar nga "BBC", në të cilën pohon se kënga e rreme përfaqëson shkeljen e ligjit për të drejtën e autorit dhe se platformat muzikore "kanë një përgjegjësi themelore ligjore dhe etike për të parandaluar përdorimin e shërbimeve të tyre, në mënyra që dëmtojnë artistët. Ne jemi të inkurajuar nga angazhimi i partnerëve tanë të platformës për këto çështje, pasi ata e kuptojnë se duhet të jenë pjesë e zgjidhjes."

©LAPSI.AL

Të këshilluara

Neymar Jr do të bëhet baba sërish

Neymar Jr do të bëhet baba sërish. Lajmin e bëri me dije vetë ylli brazilian dhe partnerja e tij, modelja Bruna Biancardi nëpërmjet këtyre fotove të bukura n...

10:48

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09