Flash

Harry Styles dhe Will Ferrell, të ftuar në episodin e fundit të James Corden

Lapsi.al 19 April 2023
Harry Styles dhe Will Ferrell, të ftuar në episodin e fundit të

Këngëtari Harry Styles dhe aktori Will Ferrell do t'i bashkohen prezantuesit James Corden për episodin e fundit të emisionit më 27 prill, u njoftua të hënën.

Të dy kanë një histori të gjatë me emisionin CBS. Ferrell ishte një nga të ftuarit e parë të Corden kur komediani britanik dhe fituesi i Tony mori drejtimin e shfaqjes në 2015. Ndërkohë, Styles është shfaqur shumë herë në emision dhe ka qenë mikpritës i ftuar për Corden në disa raste. Madje, 29-vjeçari ka një tatuazh të logos së emisionit në krahun e tij, të cilin e bëri në dhjetor të 2015-ës kur humbi një lojë të "Tattoo Roulette".

Konfirmimi i paraqitjes së artistit në finale vjen pasi shfaqja u detyrua të mbyllte thashethemet se One Direction po ribashkoheshin për episodin e fundit të Corden.Fansat e grupit shpërthyen nga gëzimi javën e kaluar kur një lajm për një ribashkim filloi të përhapet në mediat sociale. Por duke adresuar spekulimet në Twitter të enjten, emisioni shkroi në Twitter: "Askush nuk i do djemtë më shumë se ne ... por kjo histori thjesht nuk është e vërtetë."

Një grup që do të shfaqet në një nga shfaqjet e fundit të Corden është grupi i vajzave koreano-jugore Blackpink. Corden të hënën ngacmoi në mediat sociale se grupi  do t'i bashkohej atij për një segment të ardhshëm "Carpool Karaoke". Sean "Diddy" Combs do të shfaqet gjithashtu në segmentin e tij "Carpool Karaoke" përpara përfundimit , sipas një njoftimi. Të famshëm  të tjerë që do jenë pjesë e The Late Late Show gjatë dy javëve të fundit përfshijnë Billie Eilish, Josh Gad, Jennifer Garner, Mila Kunis, Seth Meyers, Billy Porter, Lisa Kudrow, Sharon Stone, Natalie Portman dhe Tom Cruise ./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2023/04/14/james-corden-reagon-ndaj-lajmit-per-bashkimin-e-one-direction/

Të këshilluara

Neymar Jr do të bëhet baba sërish

Neymar Jr do të bëhet baba sërish. Lajmin e bëri me dije vetë ylli brazilian dhe partnerja e tij, modelja Bruna Biancardi nëpërmjet këtyre fotove të bukura n...

10:48

Nisin debatet mes Mozzik dhe Loredana

Edhe vetëm janë shumë të suksesshëm dhe të pëlqyer, por bashkë ishin një ndër çiftet më të bukur të showbiz-it. Po flasim për Gramoz Aliun të njohur si Mozzik d...

10:46

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI