Flash

Gjermania i dërgon sistemin raketor Patriot Ukrainës

Lapsi.al 19 April 2023
Gjermania i dërgon sistemin raketor Patriot Ukrainës

Gjermania ka dërguar një sistem të mbrojtjes raketore Patriot në Ukrainë. Kievi ka deklaruar se po përballet me rezerva të pakta të municioneve në një luftë të ashpër kundër forcave ruse.Duke përditësuar listën  e mbështetjes ushtarake gjermane në Ukrainë, qeveria konfirmoi se, javën e fundit, dërgesat ushtarake përfshinin një sistem mbrojtjeje raketore Patriot me raketa, 16 kamionë Zetros dhe dy automjete shtesë për mbrojtjen e kufirit.

Sistemi i mbrojtjes raketore Patriot është shumë efektiv në përgjimin e raketave balistike dhe Kakibr. Ai është cilësuar si një nga sistemet më të avancuara dhe më efektive të mbrojtjes ajrore.

Gjermania dhe SHBA u zotuan t’i dërgojnë Ukrainës sistemin e avancuar të mbrojtjes ajrore që dhjetorin e kaluar. Kjo "ofertë" erdhi pas kërkesave të vazhdueshme nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI