Flash

Fushata nis me vrasjen e këshilltarit bashkiak në Shëngjin

Lapsi.al 19 April 2023
Fushata nis me vrasjen e këshilltarit bashkiak në Shëngjin

Në Shëngjin njihej si biznesmen dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit ku ishte bërë pjesë me logon e PSD-së së Tom Doshit, por edhe si i arrestuar për armëmbajtje pa leje para shumë vitesh. Ekzekutimi i Ardjan Nikulajt ka tronditur qytezën e vogël të Shëngjinit, që pret hapjen e sezonit turistik, ndërsa është përfshirë nga ethet e fushatës për 14 Majin.

Mënyra se si u vra 50-vjeçari la gjurmë për shkak të pamjeve që u shpërndanë në media. Në foton e shkëputur nga kamerat e sigurisë duket momenti tragjik i krimit, si të ishte një skenë filmi.

Viktima është ulur me një kafe përpara. Qëndron ende në tryezë, ndërsa sheh përballë vrasësin, Ky sapo ka hyrë. Në këmbë përballë viktimës, është i maskuar me një skafandër motori, maskë anti-covid dhe një jelek fostoreshent, i ngjashëm me motorristët që sapo kanë sjellë një porosi.

Drejt 50-vjecarit ka ngritur pistoletën. është momenti i fundit i jetës se Ardjan Nikulajt, që u qëllua me 7 plumba. Një prej tyre e ka kapur në ballë duke e lënë të vdekur në vend. Mes vrasësit dhe viktimës, në foto duket vjehrri i viktimës, i cili nuk ka marrë asnjë lëndim.

Jashtë lokalit, vrasësi u largua me motorr dhe i humbi gjurmët policisë.

Restoranti është në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit.

Hetimi për hasmëritë e vjetra në Lezhë

Ardian Nikulaj kishte ndërruar emër. Ai njihej edhe si Ardian Marku dhe prej kohësh lëvizte me makinë të blinduar. I ruhej një goditjeje për shkak të hasmërisë së vjetër apo konflikteve në biznes. Këto janë edhe pistat e hetimit për momentin nga oficerët e policisë gjyqësore.

Menjëherë pas vrasjes, policia kreu kontrolle në banesat e familjes Palaj në Lezhë. Dyshohet se krimi sot ka të bëjë me një gjakmarrje që ka nisur rreth 20 vite më parë, kur ka mbetur i vrarë vëllai i Ardian Nikulajt. Disa vite më pas, në atentat janë vrarë dy anëtarë të familjes Palaj, që u pasua me vrasjen e vëllait të dytë në familjen Nikulaj.

Në 2021, Nikulaj ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Social-Demokrate me kryetar Tom Doshin. Prej 2019-ës ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe rikandidonte sërish për në këshill në zgjedhjet e 14 Majit. Më herët ka mbajtur disa poste në administratën lokale si drejtor i OSHEE-së dhe ALUIZNIT./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI