Flash

Aksidentet në mars u ulën me 10%, sjellja e shoferëve në timon mbetet problem

Lapsi.al 19 April 2023
Aksidentet në mars u ulën me 10%, sjellja e shoferëve në

Aksidentet rrugore janë ulur me 10 për qind në muajin mars. Shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë muajit të tretë të vitit u regjistruan 91 aksidente rrugore nga 101 të ndodhura në muajin Mars 2022.

“Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 9,9 % . Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 118 persona nga 145 në muajin Mars 2022” thuhet në publikimin e INSTAT.

Shkak për aksidentet kryesisht mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve ku për marsin në, në 80,2 % të rasteve, aksidenti ka ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

“Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 30,8% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 6,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Mars 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Premte, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të Shtunave. Në muajin Mars 2023, 41,8% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 17:00-24:00”, raporton INSTAT.

Publikimi ka bërë edhe një vlerësim të situatës së aksidenteve rrugore si tremujor i parë i vitit ku rezulton se në janar-mars 2023 numërohen 263 aksidente rrugore nga 285 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe në këtë hark kohor numri i aksidenteve rrugore është ulur me 7,7%.

“Numri i të aksidentuarve është 360 persona nga 392 persona të aksidentuar në tremujorin e parë të vitit 2022. Aksidentet rrugore, në 19,4 % të rasteve, në tremujorin e parë të vitit 2023 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur me 41,7 %”, vlerëson INSTAT. /Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës dhe shtim g...

09:10

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI