Flash

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Mungesa në fushatë/ Çfarë skenari pret Basha

Lapsi.al 18 April 2023
Mungesa në fushatë/ Çfarë skenari pret Basha

Në një nga shfaqjet e rralla në parlament, në ditën kur aty do të fliste presidenti austriak, në fund të marsit, u pa edhe Lulzim Basha. Duke dalë nga kuvendi ai nuk iu shmang dot gazetarëve që e pyetën për fushatën. "Do të jem në fushatë në të gjithë Shqipërinë", u tha ai reporterëve, që mbetën të habitur nga ky pohim kundër rrjedhës së gjërave.

Por, ashtu sikurse ndodh shpesh, Basha e ka të vështirë ti mbajë ato që premton. Sot PD-ja e vulës hapi fushatën në pallatin e sportit Fahrie Hoti, por Luli shkëlqeu me mungesën e tij. Ai u mjaftua me një postim në Facebook (foto lart) ku reklamonte aktivitetin e atyre të cilëve u ka lënë trashëgim sigëlën dhe vulën. Vetë nuk u ul përkrah Alibeajt, Bardhit, Tabakut, Pampurit, Hoxhës, Gështenjës etj.

Lexo me tej:

A do rishfaqet Basha për të firmosur si kryetar PD-je? 

Deklarata e tij e fundmarsit u pa me dyshim që në momentin që u bë.

Sepse, po të qe ndryshe, Lulzim Basha, kur i'a kërkoi kryekomisioneri Celibashi, që për ti dhënë atij të drejtën e përfaqësimit të PD-së, donte një autorizim të ri të tij për Alibeajn, refuzoi të vishte sërish kostumin e kryetarit.

Duket se edhe atëherë edhe tani ai ka zgjedhur një strategji të qartë dhe të mirëmenduar: mos luajë rolin e protagonistit, por atë të tërhequrit, që respekton vendimin e marrë pas disaftës elektorale të 6 marsit.

Zëra brenda grupimit të vulës thonë se kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë. "Nëse Basha nuk del publikisht në aktivitete, kjo nuk do të thotë se ai nuk ka influencë në vendimarje tek ish bashkëpuntorët. E çuditshme është se ndryshe nga sa dihet, ai është sot më i afërt më Alibeajn sesa me Gazmend Bardhin. Ai vazhdon ta kontrollojë atë dhe pas vendimit për të dalë me kandidatë në qytete duhet parë presioni i tij", tha një burim për Lapsi.al. Po sipas të njëjtit burim ai është pak hatërmbetur me Jordia Tabakun dhe me Gazmend Bardhin, që e kundërshtuan vullnetin e Alibeajt për tu përfaqësuar me 61 konkuront në secilën bashki. "Edhe politikisht një gjë e tillë nuk ka sens" mësohet të jetë shprehur ai duke i përkitur asaj rrymë që pretendon se nëse i kanë hyrë betejës me Berishën, ajo duhet luftuar deri në fund. 

Jorida Tabaku: Basha është e shkuara e PD, duhet parë nga e ardhmja 

Por, pavarësisht këto kulisa në rrethe të ngushta, ajo që shihet gjerësisht është një lloj lënje e terrenit bosh. Një taktikë e mirëmenduar që synon të rikthyerit si interesant, jo përmes imponimit, po përmes thirrjes së vetë militantëve.

Për të realizuar këtë taktikë Basha ka hartuar një plan. Ai është i bindur se koalicioni i Berishës do të dalë humbës në 14 maj, në përplasjen me Ramën. Madje dhe më keq, ai shpreson se si pasojë e përçarjes, Berisha nuk do të marrë dot as aq vota sa mori ai vetë në zgjedhjet e 25 prillit. Nëse kjo realizohet Basha fare mirë mund të pyesi: "Po tani kush është humbësi kronik"? "Po tani kush është i shituri tek Rama"? "Ngritët një fushatë të tërë që unë isha i paaftë të fitoja, po këta të tjerët që votohen më pak sesa mua, pse duhen ndjekur akoma"?

Basha vendos: nuk dorëzohem, nuk dorëhiqem 

Ky lloj skenari do të përbënte një shtrat të mirë për një rikthim bindës të Lulzim Bashës. Ai ka vetëm një risk. Nëse Alibeaj dhe këta të vulës dalin aq keq sa ç'e parathonë sondazhet dhe të gjitha votat e opozitarëve shkojnë tek dyshja Berisha Meta. Në këtë version një rishfaqe në skenë do të ishte krejtësisht e pamundur. Por edhe për këtë Basha ka gjetur një lloj zgjidhjeje. Ai nuk po do të afishohet publikisht me fushatën e PD-së së vulës. Prandaj ndonëse deklaroi se do jem në fushatë, ai mungoi në hapjen e saj, duke pritur 15 majin për të vendosur se ç'do të bëjë në të ardhmen e afërt.

©Lapsi.al

  

 

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI