Flash

Konfirmohet takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuçiç, zbardhet data

Lapsi.al 18 April 2023
Konfirmohet takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuçiç,

Takimi i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të mbahet më 2 maj. Kështu konfirmohet nga selia e Bashkimit Evropian, në Bruksel. Në prag të këtij takimi, sikundër u konfirmua nga selia e BE-së, është formuar “Komiteti i Përbashkët Monitorues” për të mbikëqyrur zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë komitet do të kryesojë Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialog. Kosovën në këtë komitet do ta përfaqësojë ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ndërsa Serbinë, kryenegociatori i këtij vendi, Petar Petkoviç.

Themelimi i këtij trupi është bërë 30 ditë pas takimit të nivelit të lartë që u mbajt në Ohër ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë, ku në planin e zbatimit parashihet ky afat kohor.

Sipas fjalëve të zëdhënësit të BE-së Peter Stano, termat e “Referencës” pritet të finalizohen dhe miratohen në takimin e parë të Komitetit, i cili do të zhvillohet pas takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë i planifikuar të mbahet në Bruksel të martën më 2 maj.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46