Flash

Jennifer Aniston zbulon sekretin e rinisë

Lapsi.al 18 April 2023
Jennifer Aniston zbulon sekretin e rinisë

Jennifer Aniston është e famshme për lookun e saj. Pavarësisht se është 54 vjeç, aktorja refuzon të plaket dhe ka lënë fansat të përpiqen të kuptojnë se çfarë bën ajo për t'u dukur kaq e re.

Në shumë raste, Aniston është pyetur për sekretet e saj rinore. Duke folur për Vouge në 2021, aktorja e Friends zbuloi se ajo përdor shpesh suplemente peptide kolagjeni. Ajo gjithashtu  ia ka atribuar pamjes së saj shkëlqyese edhe mënyrës së të menduarit.

"Mamaja ime ishte gjithmonë kaq e shëndetshme dhe në formë kur unë u rrita. Gjithmonë e kisha këtë si themel", tha Jennifer për Vouge në të njëjtën intervistë.

Një video e postuar nga faqja në Instagram, 'People Before', ka ngritur mosbesimin e fansave në një nivel tjetër. Klipi, i cili është postuar nga llogaria me mbi 200 mijë ndjekës, tregon evolucionin e Aniston në kohë. Përdoruesit e platformës së mediave sociale nxituan të theksojnë se aktorja mezi ka ndryshuar nga mosha e hershme e rritur deri në ditët e sotme. “Gruaja më e bukur në botë”, tha një fanse. “Ajo nuk ka ndryshuar pak”, shtoi një tjetër.

Aniston bëri emër me serialin e njohhue, Friends, i cili u shfaq për 10 sezone midis 1994 dhe 2004. Teksa luante Rachel, aktorja u bë një nga të preferuarat e njerëzve dhe jo vetëm nga fansat besnikë të spektaklit. Në rolin e saj si Rachel Green, ajo fitoi zemrën e publikut për bukurinë e saj dhe hirin me të cilin interpretoi personazhin që në fund të serialit përfundoi pranë “dashurisë së saj të pamundur”, Ross Geller, të luajtur nga David Schwimmer./Lapsi.al

Marrë nga: Marca

Të këshilluara

Rikthehen së bashku Bill Hader dhe Ali Wong

Bill Hader dhe Ali Wong janë rikthyer së bashku sipas Page Six. Në dhjetor, media raportoi se ata kishin një romancë të shkurtër vitin e kaluar. Por Hader pë...

15:27

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI