Flash

Grupet terroriste të shtetit Islamik po planifikonin rrëmbimin e disa zyrtarëve jashte rajonit , detajet nga eliminimi i komandantit të ISIS

Lapsi.al 18 April 2023
Grupet terroriste të shtetit Islamik po planifikonin rrëmbimin e disa

Planet e grupit terrorist Shteti Islamik për të rrëmbyer zyrtarë jashtë rajonit të Lindjes së Mesme dhe për t’i mbajtur ata me qëllim ushtrimin e ndikimit, shkaktuan një operacion amerikan gjatë të cilit u vra një prej organizatorëve të dyshuar të komplotit.

Komanda Qendrore amerikane konfirmoi të hënën vdekjen e Abd-al-Hadi Mahmud al-Haji Alit gjatë operacionit në Sirinë veriore, duke e përshkruar atë si drejtuesin që ishte përgjegjës për planifikimin e sulmeve në Lindjen e Mesme dhe në Evropë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë opozitare me seli në Londër që monitoron luftën, raportoi se operacioni i forcave amerikane ndodhi para agimit në fshatin Suwayda, pranë qytetit Jarabulus, jo shumë larg kufirit me Turqinë.

Burimet i thanë kësaj organizate se forcat amerikane mbërritën me helikopter në orët e para të mëngjesit, duke filluar luftime të ashpra me luftëtarët e ISIS-it, që përfunduan vetëm pasi forcat amerikane lëshuan dy raketa mbi ndërtesën ku fshihej drejtuesi i ISIS-it. Zëri i Amerikës nuk arriti t’i konfirmojë ngjarjet në mënyrë të pavarur.

“Ne e dimë se ISIS-i ruan dëshirën për të goditur përtej Lindjes së Mesme”, tha në një deklaratë të hënën zëdhënësi i Komandës Qendrore, Kolonel Joe Buccino.

“Ky operacion i jep një goditje të rëndësishme operacioneve të ISIS-it në rajon, por nuk e eliminon aftësinë e ISIS-it për të kryer operacione”. Njoftimet për komplotin e supozuar për të rrëmbyer zyrtarë në vende të tjera dhe sulmi amerikan për të penguar përpjekje të tilla, vijnë pasi shumica e vlerësimeve perëndimore për organizatën ISIS në Siri dhe Irak, të konsideruara ndonjëherë si bërthama e ISIS-it, kanë nënvlerësuar aftësitë e këtij grupi.

Vetëm muajin e kaluar, një zyrtar i lartë i sigurisë tha se një sulm ndaj Shteteve të Bashkuara nga ISIS-i ishte “pothuajse i paimagjinueshëm” për shkak të efektit të operacioneve antiterror nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet partnere.

Të këshilluara

FBI arreston dy agjentë kinezë në SHBA

FBI-ja ka arrestuar dy agjentë të dyshuar kinezë dhe ka akuzuar dhjetëra të tjerë të dyshuar si të lidhur me një operacion të paligjshëm policor në Manhattan. T...

16:26

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI