Flash

E vërteta e romancës së Leonardo DiCaprio me Irina Shayk

Lapsi.al 18 April 2023
E vërteta e romancës së Leonardo DiCaprio me Irina Shayk

Leonardo DiCaprio nxiti së fundmi aludimet  kur u fotografua përkrah supermodeles Irina Shayk në festivalin muzikor në Indio të Kalifornisë. Por, një burim ka treguar për E!News se dyshja nuk janë të lidhur. "Ata ishin në mesin e një grupi të madh njerëzish në një festival, të gjithë duke biseduar," vëren insajderi. “Ata janë thjesht miq”.

Dyshja u panë së bashku në karnavalin vjetor Neon të Coachella, të prezantuar nga Levi's dhe Don Julio Tequila. Emra të tjerë në listën e të ftuarve të mbushur me yje të eventit të 15 prillit përfshinin; Lil Nas X, Janelle Monáe, Camila Cabello, Future, Teyana Taylor, Shay Mitchell, Anderson .Paak, Nina Dobrev, Shaun White, Olivia Culpo, Tinx dhe Alix Earle.

Një personazh që nuk mori pjesë në festimet e këtij viti ishte Gigi Hadid, e cila është parë duke kaluar kohë me DiCaprion muajt e fundit. Edhe pse dyshja ende nuk e kanë adresuar publikisht statusin e tyre, një burim i tha më parë medias në tetor, "Gigi dhe Leo po argëtohen shumë tani. Ata janë përpjekur të qëndrojnë të qetë dhe privat. Ajo ka shijuar kohën që kanë kaluar së bashku." Nërsa për Shayk, ajo dhe ish-i i saj Bradley Cooper - të cilët janë prindër të vajzës 6-vjeçare Lea - ndezën thashethemet e pajtimit në fund të 2022 pasi u panë së bashku në qytetin e Nju Jorkut./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI