Flash

13-vjeçari humb jetën për shkak të një loje në TikTok

Lapsi.al 18 April 2023
13-vjeçari humb jetën për shkak të një loje në

Një ngjarje e rëndë raportohet në Ohio të Shteteve të bashkuara të Amerikës. Një djalë 13-vjeçar humbi jetën nga një sfidë e rrezikshme në TikTok. Ajo sfidon djemtë të marrin 12-14 tableta të një anti-histamine pa recetë për të krijuar halucinacione. Lajmin e japin mediat amerikane.

Jacob Stevens Greenfield vdiq më 12 prill pasi ishte në intubim në terapi intensive për 6 ditë. Djali filloi të ketë kriza menjëherë pasi kishte gëlltitur ilaçin në kuadër të të ashtuquajturës “Sfida Benadryl”, ndërkohë që një shok po e filmonte.

"Unë do të bëj gjithçka që mundem për t'u siguruar që asnjë fëmijë tjetër të mos e kalojë këtë fatkeqësi" - tha në lot gjyshja e tij, Dianna Stevens. Madje prindërit e 13-vjeçarit publikuan foton e djalit të tyre në spital, duke treguar se çfarë i bëri atij një sfidë në internet. Justin Stevens, babai i të miturit tha se ishte "dita më e rëndë e jetës së tij".

Prindërit e Jakobit e përshkruan atë si një fëmijë të sjellshëm, qesharak dhe të dashur. Ai luante futboll për shkollat e Greenfield.

"Nuk kishte rëndësi se sa e keqe ishte dita që kaloja. Askush nuk mund të më bënte të buzëqeshja, por Jacob mund ta bënte" - shtoi Justin. Tani, familja e Jakobit ka një paralajmërim për prindërit e tjerë.

“Mbani një sy se çfarë po bëjnë në atë telefon. Flisni me ta” – thotë ai. Ata po përpiqen t'i bëjnë ligjvënësit të vendosin një kufizim moshe për blerjen e ilaçeve si Benadryl. Justin dëshiron gjithashtu që platforma e mediave sociale si Tik Tok të ketë kufizime moshe, duke përfshirë rregulla të tilla si detyrimi për të siguruar një ID për të krijuar një llogari.

Që nga viti 2020, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka dhënë alarmin për rreziqet e kësaj sfide. Administrata e Ushqimit dhe Barnave më pas njoftoi një hetim për të parë nëse kishte ndonjë rast tjetër. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46