Flash

Vrau 50-vjeçarin italian, 12 vjet burg për muratorin shqiptar

Lapsi.al 17 April 2023
Vrau 50-vjeçarin italian, 12 vjet burg për muratorin shqiptar

12 vjet burgim për vrasje me dashje. Ky ishte fundi i një gjyqi me procedurë të përshpejtuar ndaj 49-vjeçarit shqiptar Ilir Leba. Muratori shqiptar u akuzua për vrasjen me thikë të agjentit të pasurive të paluajtshme Tommaso Dini në Piazza Piave të Firences më 27 mars 2022.

Shqiptari Leba u gjykua nga gjyqtarja Sara Farini e Firences. Shqiptari do të duhet të paguajë edhe një shumë provizore prej rreth 260 mijë euro për familjarët e sipërmarrësit. Ishte një hasmëri mes shqiptarit dhe italianit 50-vjeçar që përfundoi tragjikisht.

Shkak u bënë konfliktet në punë për shitjen e një shtëpie që përfundoi keq. U takuan për t’u sqaruar, por shqiptari kishte marrë një thikë me vete me të cilën e goditi italianin disa herë në gjoks. Avokati këmbënguli në gjyq se takimi ishte i rastësishëm dhe se klienti i tij kishte vepruar në kushtet e gjaknxehtësisë.

Kamerat e sigurisë fiksuan fillimisht një sherr mes të dyve me fjalë dhe të bërtitura në rrugë. Më pas shqiptari ka përdorur thikën duke e goditur disa herë 50-vjeçarin dhe më pas është larguar me vrap. Ishin dëshmitarët në rrugë që kanë thirrur ndihmën e parë dhe njoftuan policinë.

Dini u dërgua me urgjencë në spital ku fillimisht u tha se ishte jashtë rrezikut për jetën, por më pas gjendja u përkeqësua dhe 50-vjeçari ndërroi jetë. Vdekja e tij rëndoi dhe më tepër pozitat e Ilir Lebës. Ky i fundit u arrestua pas 2 ditësh nga policia. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46