Flash

Shtohen të miturit e punësuar, ekspertët paralajmërojnë fenomenin: Shumica punojnë në të zezë

Lapsi.al 17 April 2023
Shtohen të miturit e punësuar, ekspertët paralajmërojnë

Rritet numri i të miturve që janë në marrëdhënie pune. Mësohet se 171 të mitur janë punësuar në vitin 2022, 43 më shumë sesa viti 2021. Numrin më të lartë të punësimeve e kanë pasur në vitin 2018, me 329.

Të miturit në punë ndër vite:

2017-309

2018- 329

2019- 255

2020- 158

2021- 128

2022- 171

Sipas kodit të punës të miturit mund të punësohen që nga mosha 16 vjeç, por i kanë të përcaktuara llojet e punës që mund të kryejnë si dhe orët që mund të punojnë.

“Është i ndaluar punësimi i të miturve nën moshën 16 vjeç, por me përjashtim të rasteve kur fëmijët nga mosha 15- 16 vjeç gjatë pushimeve shkollore mund të punojnë në punë të lehta, ose po kjo fashë e fëmijëve mund të bëhet objekt i një formimi profesional. Nën moshën 15 vjeç, këto fëmijë lejohet të marrin pjesë në veprimtari kulturore dhe artistike. Fëmijët nga mosha 16-18 vjeç dhe fasha tjetër 15-16 vjeç lejohen të punojnë në punë te lehtë, që nuk cenojnë sigurinë dhe shëndetin me kontrata punës,” – u shpreh Fatbardha Llapa nga Inspektoriati Shtetëror i Punës, raporton Euronews

Ekspertët thonë se jo gjithmonë këto rregulla zbatohen. Në 20% të rasteve të miturit janë punësuar jo sipas rregullave ligjore. “Ka shumë subjekte që abuzojnë me këtë pjesë, punësohen fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe nuk deklarohen për faktin se është fëmijë dhe është pak më e lehtë të themi për t’u kamufluar si punësim. Kur ti punëson një fëmijë niveli i pagave duhet të jetë i barabartë, por vend për abuzim ka gjithmonë dhe fakti që janë të punësuar kanë një nevojë që të mos jenë duke lozur por të punojnë,” – tha ekspertja e punësimit, Eranda Ymerali.

Të miturit në Shqipëri i gjen të punësuar kryesisht në bare, restorante, hotele, por dhe në sektorë si ndërtimi apo punë në të zezë kundër ligjit. Tirana dhe Durrësi mbajnë numrin më të lartë të punësimeve.

Të këshilluara

Aksident në Greqi, plagoset çifti shqiptar

Një çift shqiptarësh kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Greqi, në rrugën “Egnatia Odou”, në Veria. Dyshja k...

17:09

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI