Flash

Përfundon takimi me shefen e misionit të ODHIR, Berisha tregon detaje

Lapsi.al 17 April 2023
Përfundon takimi me shefen e misionit të ODHIR, Berisha tregon detaje

Ka përfunduar takimi mes ish-kryeministrit Sali Berisha me shefen e Misionit të Vëzhguesve të ODHIR, Audrey Glover.

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të takimit me Glover, Berisha u shpreh se i shprehu shqetësimet dhe problematikat për një proces zgjedhor normal.

Gjithashtu theksoi se i tregoi shefes së misionit të ODHIR, mbi “dështimin e turpshëm të përpjekjeve të Ramës për të lënë vendin pa opozitë”. 

“Dështimin e turpshëm të këtyre përpjekjeve të Ramës për të lënë vendin pa opozitë, vendosmërinë e PD për të çuar përpara procesin elektoral siç e ka shpallur para shqiptarëve.

Mendoj se Glover ishte tek ne në një takim për tu informuar mbi pikëpamjet, faktet dhe zhvillimet sipas PD të këtyre zgjedhjeve në Shqipëri. Them se paraqitëm problematikën që konsiderojmë të rëndësishme për një proces zgjedhor normal”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46