Flash

PD e vulës ankohet në KAS: Koalicioni i Berishës të shënohet me emrin e Metës

Lapsi.al 17 April 2023
PD e vulës ankohet në KAS: Koalicioni i Berishës të

PD-ja e vulës e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj i është drejtuar me një padi Konisionit të Animimeve dhe Sanksioneve në KQZ. Përfaqësuesi ligjor i kësaj force, Indrit Sefa ka dorëzuar një ankimim për fletët e votimit të miratuara nga KQZ për zgjedhjet e 14 majit. Ai është kundër vendimit të kryekomisionerit Ilirian Celibashi që vendosi që në fletën e votimit të mos shënohet emri i kryetarëve të partive në rast koalicioni.

Në një postim në Facebook ai thotë se në fletën e votimit duhet të jetë emri i Ilir Metës si drejtuesit i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ndërsa akuzoi Celibashin se i ka bërë një qokë “koalicionit non grata”. Pse kjo padi? Prej ditësh grupi i Alibeajt po e sulmon partinë e Berishës se i ka detyruar demokratët të votojnë partinë e Ilir Metës. Ndaj ata kërkojnë që ta sanksionojnë këtë edhe në fletën e votimit.

“Qokat e vazhdueshme të Celibashit për koalicionin e të padeshiruarve (Non Grata) nuk do të ndalojnë PD të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë dhe institucional për ta kthyer KQZ në rrugen e ligjit. Sot dorëzuam ankimin në KAS për të ndjekur rrugën institucionale të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor. Bashkëlidhur tij vendosëm dhe propozimin tonë për Fletën e Votimit dhe Fletën e Votimit e përdorur në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.

Siç ja bëra me dije në seancë publike me këto vendimarrje është duke minuar proçesin zgjedhor me vetëdijë. Nuk ka ekzistuar dhe nuk ka për të ekzistuar kurrë një subjekt zgjedhor në fletën e votimit pa të dhënat e atij që e drejton. Unë e kuptoj sikletin e vendosjes së emrit por kjo kurrsesi nuk është në dorë të askujt vecse të ligjit. Bejëni vetë diferencën. Celibashi o ka shkelur ligjin në 2021 ose është duke e shkelur tani. Përgjigjën e di vetë ai” – shkroi Sefa në Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46