Flash

Noizy tërheq denoncimin për Klevion

Lapsi.al 17 April 2023
Noizy tërheq denoncimin për Klevion

Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të problemeve të shumta që personazhi i rrjeteve sociale Kleviol Ahmetaj ka pasur me personazhe të ndryshme, përfshirë edhe Noizyn. Pavarësisht ndërhyrjes së drejtësisë e miqve të tij, Klevioli, i njohur si Cllevio prej kohësh ka bërë deklarata ofenduese e kërcënuese për Noizyn.

Kështu, një ditë më parë, ai u ndalua nga Policia në aeroportin e Rinasit. Noizy kishte ngritur padi ndaj Cllevios, me pretendimin se e ka kërcënuar me jetë në rrjetet sociale, e përndjek e se i shkakton ankth e frikë.

Gjithsesi, Noizy ka reaguar në mediat sociale përmes një postimi ku tregon se ka vendosur të shkojë ta takojë vetë Cllevion, duke i dhënë paralajmërimin e fundit. Më pas, Noizy thotë se nëse ndodh sërish, nuk do ketë më sqarime për veprimet që do bëjë.

"Kam vendos të shkoj nesër ta takoj K dhe ta paralajmëroj për herë të fundit. Ky është sqarimi im i fundit për këtë gjë, nëse edhe një herë të vetme do më provokojë mos më thoni pastaj pse?"

Noizy ka vendosur të tërheqë kallëzimin, duke theksuar se ky vendim është marrë pas bisedimeve me vëllain e Cllevios.

"Unë s'jam gangster, por ajo është gjëja me e lehtë të bëhet. Prap ndoqa zemrën dhe vendosa mos ta prek më me dore por të merret shteti. Gjithsesi, sërish u bëra pishman, sepse s'dua të përfundojë asnjë person i mbyllur për shkakun tim".

Të këshilluara

Kushti i Kate Middleton për Meghan Markle

Një ekspert mbretëror pretendon se Kate Middleton i vuri kushte Meghan Markle nëse do merrte pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles. "Ne të gjithë duhet të j...

14:00

Ribashkohen Justin Timberlake dhe Timbaland

Albumi i ri i Justin Timberlake është në rrugë e sipër, sipas krahut të tij të djathtë Timbaland. Producenti zbuloi në një intervistë të re me Variety se ai ...

13:50

Offset, tatuazh dedikuar reperit të ndjerë

Offset ka nderuar së fundmi shokun dhe kushëririn e tij të ndjerë, Takeoff. Të shtunën, reperi Migos zbuloi tatuazhin gjigant të një portreti të  reperit përmes...

11:58

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI