Flash

Ku është sot Lorena Forteza/ Si u zhduk modelja që çmendi të gjithë tek “Il Ciclone”

Lapsi.al 17 April 2023
Ku është sot Lorena Forteza/ Si u zhduk modelja që çmendi

Aktorja dhe ish-modelja kolumbiane, Lorena Forteza sot është 47 vjeçe. Ajo njohu kulmin e karrierës së saj në gjysmën e dytë të viteve 90-të falë filmit “Il Ciclone” (Cikloni) të Leonardo Pieraccioni. Më pas çuditërisht ajo u shkëput nga bota e spektaklit dhe u tërhoq pothuajse tërësisht në jetën e saj private.

Në filmin kult, ajo luan rolin e Katerinës, një kërcimtare flamengo spanjolle, e cila së bashku me grupin e saj përfundojnë rastësisht në fermën e protagonistit, Levante. Ky i fundit bie marrëzisht në dashuri me balerinën bukuroshe, e cila megjithatë po përjeton një lidhje me të dashurin e saj Alejandro. Me një fund të lumtur, filmi ka situata, batuta, por edhe mesazhe për jetën.

Ishte Pieraccioni që e vuri re bukuroshen në një reklamë për një linjë këpucësh sportive të transmetuara nga një rrjet komercial. Ai e kuptoi menjëherë që Lorena ishte ajo që po kërkonte për rolin e balerinës Katerina. Dhe ajo u bë një simbol seksi në vitet 1990.

Më pas ka qenë vetë Lorena Forteza që ka thënë hapur se ka përjetuar një periudhë të fortë krize depresioni të shkaktuar nga brishtësia. Para së gjithash, duke mos ditur se si të menaxhonte më së miri popullaritetin pas filmit. Përveç menaxhimit të popullaritetit erdhën edhe problemet me ish-bashkëshortin Damiano Spelta që i bëri gjërat edhe më keq.

Pas ndarjes, djali i tyre Ruben iu besua babait të tij, një kusht që e bëri atë të tërhiqej nga skena. Kjo shkëputje e gjatë nga qendra e vëmendjes ishte e nevojshme për të rigjeneruar dhe gjetur qetësinë e duhur. Kur situata e saj u përmirësua, aktorja mundi të shihte sërish djalin e saj, duke rikuperuar edhe marrëdhënien me ish-bashkëshortin.

Che fine ha fatto Lorena Forteza, la Caterina de Il Ciclone? Eccola oggi

Tashmë, në moshën 47-vjeçare ajo i është rikthyer botës së modës. Falë bukurisë dhe elegancës së saj, Lorena Forteza ka fituar rolin e figurës së parë për një markë veshjesh plus size. Lorena rrëfen tani se vendosi të dëgjonte zërin e saj. Tashmë flet për tema si mëmësia, lufta kundër dhunës me bazë gjinore dhe shpresa ndërsa nuk përdor mediat sociale. ©Corriere, LAPSI.al

Lorena Forteza oggi foto 2023: biografia, età, marito, figli, che fine ha  fatto

Lorena Forteza Oggi, devastata dalla depressione: è irriconoscibile (Foto)

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI