Flash

Kritiku i Putin dënohet me 25 vite burg: Rusia do të jetë e lirë

Lapsi.al 17 April 2023
Kritiku i Putin dënohet me 25 vite burg: Rusia do të jetë e

Kritiku i Kremlinit, Vladimir Kara-Murza, i cili u dënua me 25 vjet burg me akuza përfshirë tradhtinë, ka thënë se “Rusia do të jetë e lirë”.

Komentet, të cilat janë një slogan i opozitës, vijnë pasi një gjykatë në Moskë e dënoi atë me akuzat për tradhti dhe denigrim të ushtrisë ruse, shkruan Sky News.

Kara-Murza i ka hedhur poshtë akuzat kundër tij si politike dhe i ka krahasuar procedurat gjyqësore kundër tij me gjyqet e shfaqjes gjatë sundimit të diktatorit sovjetik, Josef Stalin.

Në një deklaratë javën e kaluar, Kara-Murza tha se ai mbeti krenar për qëndrimin kundër “diktaturës” së Vladimir Putin dhe vendimit të tij për të dërguar trupa në Ukrainë.

“Unë e di se do të vijë dita kur errësira që ka përfshirë vendin tonë do të pastrohet”, tha ai.

“Dhe atëherë shoqëria jonë do të hapë sytë dhe do të dridhet kur të kuptojë se çfarë krimesh të tmerrshme janë kryer në emër të saj”, shtoi Kara-Murza.

Të këshilluara

FBI arreston dy agjentë kinezë në SHBA

FBI-ja ka arrestuar dy agjentë të dyshuar kinezë dhe ka akuzuar dhjetëra të tjerë të dyshuar si të lidhur me një operacion të paligjshëm policor në Manhattan. T...

16:26

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI