Flash

Hije tradhtie/ Si arritën rusët të shkatërrojnë avionin ukrainas, më të madhin në botë

Lapsi.al 17 April 2023
Hije tradhtie/ Si arritën rusët të shkatërrojnë avionin

Avioni “Mriya” (Ëndrra) mund të shpëtohej. Por në vend të kësaj, për shkak të neglizhencës së disa drejtuesve të kompanisë Antonov, super- avionin transportues An-225 u shkatërrua nga rusët. Një histori në të cilën shërbimet sekrete, dyshimi për bashkëpunim me armikun dhe lufta janë ndërthurura në aeroportin Hostomel, në veri të Kievit në ditët e para të konfliktit.

Saga e avionit më të madh të mallrave në botë filloi para pushtimit. CIA kishte ndjekur lëvizjet e Moskës. Kishte mbledhur edhe informacione se cilat mund të ishin drejtimet e sulmit dhe ua komunikoi këto ukrainasve. Një ndër indikacionet ishte njëri që mund të rezultonte vendimtar. Forcat speciale ruse do të përpiqeshin të merrnin pistën e Hostomel me një sulm me helikopterë. Pasi të sigurohej pjesa e plazhit, ata do të sillnin përforcime. Komanda ushtarake e Presidentit Zelensky u përgatit. Shpërndau njësitë e saj për t'i mbijetuar goditjes së parë dhe vendosi mënyrat se si mund të bllokonin pararojën. Dhe kështu ndodhi.

Forcat speciale “Spetsnaz”, milicia çeçene dhe forca ajrore ruse arritën të pushtojnë bazën, por nuk ishin në gjendje ta mbanin atë. Ata humbën disa helikopterë, ndoshta edhe avionë. Më pas u detyruan të largohen duke braktisur planin për të mbërritur në kryeqytet. Në ikje lanë pas kafazin e djegur të Antonov An-225, të parkuar në një hangar të madh mirëmbajtjeje. Një goditje e fortë për Kievin.

Antonov An-225 Mriya: World's largest plane wrecked in Kyiv fight | Russia-Ukraine war News | Al Jazeera

84 metra i gjatë, me 6 motorë dhe me një kapacitet ngarkese 250 tonë ai ishte avioni më i madh në botë. I ndërtuar në epokën sovjetike për të mbështetur logjistikën e programit hapësinor të Moskës. Më pas, në vitin 2001, ai u kthye në detyra aktive civile në Ukrainë. Një trajektore e gjatë në “stinë të ndryshme”. Ambiciet e mëdha të Kremlinit, rënia e BRSS, tregjet e reja ku mund të transportohen gjërat dhe mallrat.

Ukrainian Officials Say the World's Largest Aircraft, Antonov AN-225, Has Been Destroyed | Smart News| Smithsonian Magazine

Konflikti diktoi axhendën e tij, por shërbimet sekrete të sigurisë kanë hetuar për të kuptuar se çfarë ndodhi me avionin “Mriya” pas misionit të tij të fundit në 2-5 shkurt, kur transportoi 90 tonë teste Covid nga Kina në Danimarkë. Në duart e drejtuesve kishte mbërritur një njoftim i rëndësishëm. Serhii Bychkov, drejtor i përgjithshëm i kompanisë Antonov dhe dy zyrtarë ishin vënë në dijeni për kërcënimin që po vinte.

Ata ishin urdhëruar të siguronin avionin dhe një gjysmë duzinë avionësh të tjerë. Ata duhej të dërgoheshin në aeroportin e Leipzig-ut në Gjermani, i cili u bë qendra e përkohshme për kompaninë e angazhuar në transportin global. Kushtet dhe koha ekzistonin për ta bërë këtë. Avioni kishte tanke në mbështetje, ekuipazhi ishte gati dhe pjesët teknike ishin në gjendje të shkëlqyer.

Nga hetimi rezultoi se sigurimi i avionëve nuk u bë sipas urdhrave të marrë. Dëmi ekonomik shkon mbi 220 milionë dollarë. Dhe pastaj është edhe aspekti ushtarak. Sipas raporteve të mediave lokale ukrainase, treshja drejtuese kishte krijuar pengesa për njësitë e Gardës Kombëtare të dërguara në Hostomel për të përforcuar mbrojtjen. Akuzat ndaj tyre shkojnë përtej neglizhencës. Ka hipoteza, edhe pse jo ende në mënyrë zyrtare, për një marrëveshje të fshehtë me rusët.

Video shows destruction of world's biggest plane in Ukraine | CNN

Është e njohur se sesi spiunët e Putinit kanë rekrutuar qindra bashkëpunëtorë dhe kanë “kultivuar” marrëdhënie me figurat e establishmentit në Ukrainë. Një “kolonë e pestë” supozohej të lehtësonte marrjen e vendit, por që dështoi në misionin e saj. Tani të tre zyrtarët ukrainas rrezikojnë të dënohen me 15 vjet burg nëse shpallen fajtorë.

E ardhmja e “Mriya” mbetet në pikëpyetje. Ukrainasit, një ditë, mund të përpiqen të ndërtojnë një model të ri kur të kenë mundësi dhe të gjejnë fondet e nevojshme, të vlerësuara në rreth 500 milionë euro. Javët e fundit në rrjet janë rishfaqur fotot e “mbeturinave” të shoqëruara me shpresat për rinisjen e projektit. Një dëshirë e kuptueshme për një avion që përveçse një mjet unik, përfaqësonte një simbol të vendit. Megjithatë, sot prioritetet mbeten të tjera. ©Corriere, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI