Flash

“Do të të nxjerr videot intime”, detaje të tjera nga pengmarrja e 28-vjeçares në Tiranë

Lapsi.al 17 April 2023
“Do të të nxjerr videot intime”, detaje të tjera nga

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga dhunimi i 28-vjeçares nga i dashuri i saj në Tiranë. E ftuar në studion e Euronews Albania, Lala tregoi se e reja pasi u njoh me 31-vjeçarin, vendosi të braktiste jetën dhe punën e saj në Gjermani për tu kthyer në Tiranë e për të rinisur bashkë një jetë të re. Por, nuk ndodhi kështu. Gleard Gusholli nisi ta dhunonte dhe madje e kërcënonte se nëse do ajo do ta denonconte, mund t’i publikonte edhe videot intime.

“Rasti i vajzës 28-vjeçare, dëshmon që ne jemi një shqëri e dhunshme. Unë kam dëgjuar shumë rrëfime tronditëse por ky ishte një rast ndryshe. Ajo është një vajzë e lindur dhe e rritur në Gjermani, e shkolluar atje, me dy prindër të shkolluar dhe dy motra të shkolluara. Ajo punonte në një spital në Gjermani dhe i kishte ofruar ndihmën e saj bashkëkombasit si Gleard Gusholli, personi që e mbajti peng dhe e dhunoi. Më pas ata kishin krijuar një lidhje intime, ishin ndarë për shkak të dhunës që ai ushtronte, ishin bashkuar sërish. Dhe vajza kishte vendosur t’i jepte një shans të dytë dhe të ndërtonin një të re në Tiranë, me shpresën do të ndërtonin një familje. Kishte braktisur të gjithë jetën e saj të ndërtuar në Gjermani dhe kishte ardhur në Shqipëri me shpresën që ai do t’i përkushtohej, por përjeton dhunë barbare. Përjeton situate të tmerrshme dhe shantazhe nga më të ndryshme, deri tek ato që do të përdor videot intime,”- tha Lala.

Të këshilluara

Aksident në Greqi, plagoset çifti shqiptar

Një çift shqiptarësh kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Greqi, në rrugën “Egnatia Odou”, në Veria. Dyshja k...

17:09

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46