Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Dhuna barbare nga i dashuri/ 28-vjeçarja: Tentova të vrisja veten, tmerri nisi që në Gjermani

Lapsi.al 17 April 2023
Dhuna barbare nga i dashuri/ 28-vjeçarja: Tentova të vrisja veten,

28-vjeçarja që u mbaj peng dhe u rrah rëndë nga i dashuri i saj në Tiranë, ka treguar sot për SYRI TV se si nisi dhuna e tmerrshme ndaj saj nga Gleard Gusholli. Po ashtu, ajo deklaroi se ai ishte përdorues i kokainës.

Në një intervistë, vajza tregoi:

Unë kam ardhur më 1 prill këtu (nga Gjermania) për të bashkëjetuar me Gleardin. Java e parë ka kaluar mirë, nuk jemi zënë; kemi sistemuar shtëpinë tonë.

Javën e dytë kam parë tmerr me sy, kam parë vdekjen me sy. Më ka kërcënuar “do të hedh në lumë, do të marrë kushëririn tim në telefon tani e do të hedh në lumë, s’do të të nxjerr nga shtëpia...”

Unë vetë kam tentuar disa herë të hidhesha nga ballkoni se nuk e duroja dot më. Më gjuante me shkelma, me grushta në kokë, në fytyrë, në trup. Më gjuante me një farë, me një shkop që ishte me gozhda në të gjithë trupin, më nxirrte thikën e ma mbante te trupi, te këmba. Më thoshte do të ta çaj barkun.

Gleardin e njoha në spital në Gjermani ku punoja si infermiere. Duke qenë se nuk dinte gjuhën, më caktuan mua të kujdesesha për të. Kështu nisi njohja jonë. Më pas filluam bashkëjetesën në një banesë pranë banesës së prindërve të mi".

Vajza ka lindur në Gjermani, ku prindërit e saj kanë shkuar si emigrantë gati 30 vjet më parë.

"Ai u arrestua në Austri dhe pas burgut u kthye në Tiranë. Ne nisëm të komunikonim sërish dhe unë lashë gjithçka dhe erdha në Tiranë. Në momentin që erdhëm këtu u bë obsesiv dhe kontrollonte gjithçka timen. Vendosi të më mbante peng në banesë dhe më ka dhunuar në mënyrë barbare. Më ka goditur me këmbë të karriges, më ka kërcënuar me thikë, më ka shantazhuar se do bënte disa video që ai nën dhunë dhe presion kishte filmuar ndërsa isha në dush. Kam tentuar të hidhem dhe nga kati i pestë. Ai më tha që dua që të vuash, jo të vetëvritesh". 

28-vjeçarja tha se sapo të ketë mundësi të udhëtojë, do të largohet.

“Kushërira e Gleardit më ka ndihmuar të dilja nga shtëpia. Kunata na pa tek ashensori dhe më tha ‘çfarë të ka bërë vëllai im kështu’. Por kur zbritëm tek ambulanca, ajo dhe kushërira e tij thanë që nuk e njohim, e gjetëm në rrugë dhe në spital kam ardhur me ambulance”. 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Territori ynë vijon të jetë nën ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta të cilat do të jenë dominuese në pjesën më të madhe të ditës. Pa...

07:57

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46