Flash

BE kundërshton ndalimin e drithërave të Ukrainës nga Polonia dhe Hungaria

Lapsi.al 17 April 2023
BE kundërshton ndalimin e drithërave të Ukrainës nga Polonia

Komisioni Evropian i kundërshtoi ndalesat e vendosura nga Polonia dhe Hungaria mbi importet e grurit të Ukrainës. Dy vendet thanë se masat janë të nevojshme për të mbrojtur sektorët e tyre bujqësorë nga importet e lira.

Ndalesat vlejnë për drithërat, produktet e qumështit, sheqerin, frutat, perimet dhe mishin, dhe do të jenë në fuqi deri në fund të qershorit. Komisioni tha se nuk u takon shteteve anëtare që individualisht të bëjnë politika tregtare.

Ai tha se veprimet e njëanshme nuk do të tolerohen, por nuk specifikoi se çfarë masash do të marrë kundër Polonisë dhe Hungarisë.

“Në kohë të tilla sfiduese, është thelbësore që të koordinohen dhe të përafrohen të gjitha vendimet brenda BE-së”, tha një zëdhënës i këtij institucioni.

Shumica e grurit ukrainas eksportohet nëpërmjet Detit të Zi, por pushtimi rus, vitin e kaluar, i ndërpreu rrugët e eksportit dhe bëri që sasi të mëdha të drithërave të përfundojnë në Evropën qendrore.

Një marrëveshje me Rusinë, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, i lejon Ukrainës që t’i vazhdojë eksportet përmes detit, por Ukraina thotë se Rusia e ngadalëson procesin me anë të inspektimeve.

Polonia dhe Hungaria morën vendimin në fundjavë, pas ankesave nga fermerët vendas, të cilët thanë se po dëmtohen nga drithërat ukrainase, që shiten më lirë./REL

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI