Flash

Angela Bassett kritikohet për reagimin e saj në Oscars

Lapsi.al 17 April 2023
Angela Bassett kritikohet për reagimin e saj në Oscars

Jamie Lee Curtis kishte turmën duke brohoritur me zë të lartë kur fitoi Oscar-in e saj të parë - të gjithë përveç Angela Bassett.

Bassett  dhe Curtis u nominuan për Oscar për Aktoren më të Mirë në rol dytësor për rolet e tyre në "Black Panther: Wakanda Forever" dhe "Everything Everywhere All at Once", respektivisht.

Kur u njoftua se Curtis fitoi, Bassett dukej më pak se e emocionuar - dhe, siç shihet në transmetimin televiziv të ABC, me sa duket nuk u ngrit as për të duartrokitur ndërsa ishte ulur në rreshtin e parë.

Disa përdorues të Twitter ishin të zhgënjyer nga reagimi i saj duke e kritikuar në rrjetet sociale. "Reagimi i Angela Bassett më lëndon," tha një person.

“Pavarësisht se kush e fitoi atë Oskar… Angela Bassett mund të kishte duartrokitur për fituesin. Të ulesh dhe të mos duartrokasësh sepse nuk fitove…” tha dikush.

“Angela Bassett që të mos përkrahë Jamie Lee Curtis është disi e paqartë. E kuptoj që je e mërzitur që nuk fiton, por dreq…”, ka shkruar një tjetër.

Aktorja cila u nominua për herë të parë për një Oscar në 1994 për "What's Love Got To Do With It", tha për Entertainment Tonight se ajo "po ndihej mjaft mirë".

E veshur me një fustan ngjyrë vjollce Moschino, Bassett-it iu bashkua bashkëshorti i saj, Courtney B. Vance, dhe binjakët e tyre 17-vjeçarë, Bronwyn dhe Slater, të cilët thanë se shpresonin që nëna e tyre të fitonte. "Unë dua ta shoh atë të nderohet ashtu siç e di që duhet të jetë," tha Slater./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Noizy tërheq denoncimin për Klevion

Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të problemeve të shumta që personazhi i rrjeteve sociale Kleviol Ahmetaj ka pasur me personazhe të ndryshme, përfshirë edhe Noizy...

10:10

Kushti i Kate Middleton për Meghan Markle

Një ekspert mbretëror pretendon se Kate Middleton i vuri kushte Meghan Markle nëse do merrte pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles. "Ne të gjithë duhet të j...

14:00

Ribashkohen Justin Timberlake dhe Timbaland

Albumi i ri i Justin Timberlake është në rrugë e sipër, sipas krahut të tij të djathtë Timbaland. Producenti zbuloi në një intervistë të re me Variety se ai ...

13:50

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI