Flash

Aksident i rëndë në Berat, një grua përplaset nga makina në vijat e bardha

Lapsi.al 17 April 2023
Aksident i rëndë në Berat, një grua përplaset nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit, rreth 300 metra lart Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Një automjet, tip ‘Mercedes Benz’, me targa AB 367 DI, ka përplasur një grua që ishte duke kaluar në vijat e bardha. 49-vjeçarja me inicialet A. M. ishte duke kaluar në vijat e bardha kur mjeti e ka përplasur dhe e ka hedhur në asfalt. E aksidentuara po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrin së bashku me një grua tjetër, që fatmirësisht nuk është prekur nga mjeti. 45-vjeçarja ka qëndruar e shtrirë në rrugë për disa minuta, deri në mbërritjen e ambulancës, që e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të sektorit të qarkullimit rrugor dhe të ndërhyrjes së shpejtë. Policia është duke kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mjeti ishte duke qarkulluar me shpejtësi nga drejtimi i stadiumit të vjetër drejt stadiumit të ri.

Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se, 49-vjeçarja e aksidentuar ka marrë plagë të shumta në trup dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pas ekzaminimeve të para që do të kryhen, mjekët do të përcaktojnë nëse do ta transportojnë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë apo jo.

Policia e Beratit/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Kryqëzimi i Parisit-Stadiumi, shtetasi R. F., 34 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 49 vjeç, e cila u dëmtua lehtë dhe u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat, pa probleme për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të këshilluara

Aksident në Greqi, plagoset çifti shqiptar

Një çift shqiptarësh kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Greqi, në rrugën “Egnatia Odou”, në Veria. Dyshja k...

17:09

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46