Flash

Agron Duka në mbështetje të kandidatit të Berishës në Durrës

Lapsi.al 17 April 2023
Agron Duka në mbështetje të kandidatit të Berishës

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka dalë në mbështetje të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Durrësit, Igli Carës.

Gjatë një fjalimi në një takim të opozitës, Duka tha se ka besim te fitorja e Carës, sepse sipas tij ai është një person me integritet dhe opozita në Durrës është e bashkuar.

“Së bashku me specialistët e PAA ai ka përgatitur programin. Ne e mbështesim zotin Cara sepse besojmë se pushteti ynë është real dhe ajo që është më e rëndësishmja është se zoti Cara është njeri me integritet që do të jetë në shërbim të qytetarëve. Situatë e opozitës në këto zgjedhje është e komplikuar, por në Durrës kemi një situatë krejt tjetër. Në Durrës Demokratët do të shkojnë të bashkuar në këto zgjedhje.

Unë nuk jam shumë entuziast si natyrë, por kam besim në fitoren e zotit Cara. Mesazhin e bashkimit opozitar duhet ta përcjellim kudo. Gara për Durrësin është gara për qytetin e dytë më të rëndësishëm në vend. Dëmet në Durrës janë të dukshme. Hapësira të gjelbërta janë kthyer në sheshe ndërtimi. Dështimi me Velierën, jo vetëm që ishte një investim i gabuar, por rezulton se sot nuk ka asnjë vlerë estetikë për qytetin.

Trafiku i rënduar, sidomos gjatë sezonit turistik, me qëllimin e vetëm për të hedhur beton për qëllime përfitimi. Nuk ka parqe të gjelbërta e kënde lojërash”, u shpreh Duka.

Të këshilluara

Aksident në Greqi, plagoset çifti shqiptar

Një çift shqiptarësh kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Greqi, në rrugën “Egnatia Odou”, në Veria. Dyshja k...

17:09

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46