Flash

Agjencia kufitare e BE-së paralajmëron probleme me sistemin ETIAS

Lapsi.al 17 April 2023
Agjencia kufitare e BE-së paralajmëron probleme me sistemin ETIAS

Frontex, agjencia kufitare e BE-së, ka paralajmëruar turistët jashtë BE-së që të jenë të kujdesshëm në lidhje me dhënien e të dhënave të tyre personale, duke qenë se tani ka më shumë se 50 faqe interneti jozyrtare që ofrojnë të merren me vizat turistike të kërkuara nga ETIAS.

“Ne jemi bërë të vetëdijshëm se numri i faqeve të internetit jozyrtare të ETIAS në shumë gjuhë është rritur së fundmi në mbi 50”, tha Francois Laruelle, Drejtor i Divizionit të Njësisë Qendrore ETIAS në Frontex.

“Disa nga këto faqe interneti drejtohen nga biznese të vërteta, të tjerat mund të mos jenë aq të besueshme”, tha Laurelle, raporton albinfo.ch.

Rregullorja ETIAS lejon ndërmjetësuesit tregtarë të aplikojnë për autorizimin e udhëtimit në emër të klientëve. “Megjithatë, duke qenë se procesi i aplikimit do t’u kërkojë udhëtarëve të paraqesin detajet e pasaportës së tyre, numrin e kartës së kreditit dhe të dhëna të tjera personale, është e rëndësishme të sigurohet që informacione të tilla të ndjeshme të mos keqpërdoren”, thuhet në një deklaratë të Frontex, shkruan thelocal.ch.

Sipas ETIAS, i cili pritet të bëhet funksional në 30 shtete evropiane në vitin 2024, vizitorëve nga vendet jo-BE pa viza, si SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja, do t’u kërkohet të aplikojnë për një autorizim udhëtimi përpara se të nisin udhëtimet e tyre, kostoja e aplikimit do të jetë 7 €.

“ETIAS prek shtetasit e rreth 60 vendeve pa viza – potencialisht 1,4 miliardë njerëz – është thelbësore të sigurohemi që ata të jenë të informuar mirë për ndryshimet e ardhshme në rregullat e udhëtimit në Evropë”, shtoi Frontex.

Komisioni Evropian dhe Frontex do të nisin një fushatë informuese publike rreth ETIAS gjashtë muaj përpara hyrjes së tij në veprim.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Territori ynë vijon të jetë nën ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta të cilat do të jenë dominuese në pjesën më të madhe të ditës. Pa...

07:57

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI