Flash

Afrona Dika flet sërish për ndarjen nga Blero

Lapsi.al 17 April 2023
Afrona Dika flet sërish për ndarjen nga Blero

Afrona Dika ka folur sërish mbi ndarjen e saj me artistin, Blero Muharremin.

E ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ajo ka treguar për herë të parë se si përfundoi lidhja e tyre.

“Thjesht nuk ka funksionuar më, kur e sheh se non-stop vjen tek një pikë që duhet ta diskutosh edhe nuk sheh më rrugëdalje tjetër edhe e shikon që nuk funksionon më atëherë mirë është me vendos diçka që të jetë e mirë për të dy anët. Prandaj edhe ne vendosëm që ta përfundojmë këtë martesë”.

“Nuk kemi sot kontakt dhe gjithçka ka përfunduar, për këtë pyetje ndoshta duhet të them se ka përfunduar me sherr”, u shpreh Afrona.

Kujtojmë se Blero dhe Afrona i dhanë fund pas dy vite martesë.Arsyeja u përfol në atë kohë se ishte largësia gjë që u përmend nga modelja në një tjetër intervistë për “Në kurthin e Piter Pan”.

“Dashuria zvogëlohet, larg syrit, larg zemrës thonë. Mendoj se një lidhje në distancë mund të shkojë vetëm për një kohë të shkurtër, jo për një kohë të gjatë sepse ti nuk e ke atë personin pranë që duhet ta kesh në çdo aspekt të jetës, kur je mirë e kur je keq, ajo është e nevojshme.

Secili prej nesh, sidomos ne femrat që jemi pak të ndjeshme dhe pak delikate si natyrë, na duhet një mashkull afër që ne na mbështet, na përkrah, në të gjitha aspektet e jetës dhe këtë nuk e kisha më, prandaj erdhi deri këtu ku jam tani. Tani e kam afër dashurinë, jetoj me të dhe jam Hënë e plotë”, tha ajo./Lapsi.al

 

 

 

 

Të këshilluara

Noizy tërheq denoncimin për Klevion

Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të problemeve të shumta që personazhi i rrjeteve sociale Kleviol Ahmetaj ka pasur me personazhe të ndryshme, përfshirë edhe Noizy...

10:10

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI