Flash

11 ditë të zhdukur, ende asnjë gjurmë për dy personat nga Saranda, policia mbledh pamjet filmike

Lapsi.al 17 April 2023
11 ditë të zhdukur, ende asnjë gjurmë për dy personat

Prej 11 ditësh rezultojnë të zhdukur 46 vjeçarët Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi. Policia e Sarandës vazhdon ende këqyrjen e kamerave të sigurisë në mjedise të ndryshme të qytetit dhe po mbledh çdo informacion të mundshëm në rrugë operative, por dhe nga marrja në pyetje e familjarëve dhe rrethit shoqëror të të zhdukurve.

Mësohet se ditët e fundit kanë ardhur në Sarandë edhe përfaqësues të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë për të asistuar në hetimet që po kryhen, por ende nuk dihet, të paktën publikisht, asnjë rezultat konkret. Familjarë të të dy të zhdukurve janë mbledhur në Sarandë, madje duke ardhur edhe nga Greqia.

Ata mësohet se po zhvillojnë kërkime edhe privatisht për gjetjen e të zhdukurve madje duke menduar edhe më të keqen. Deri më tani grupit hetimor e ka patur të pamundur gjurmimin e telefonave të Thodhorit dhe Sulovarit, pasi janë të fikur.

Të këshilluara

Aksident në Greqi, plagoset çifti shqiptar

Një çift shqiptarësh kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Greqi, në rrugën “Egnatia Odou”, në Veria. Dyshja k...

17:09

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46