Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Ish-ministri i PS: Si Rama po drejton me frymë diktatoriale

Lapsi.al 16 April 2023
Ish-ministri i PS: Si Rama po drejton me frymë diktatoriale

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka rrëfyer mënjanimin e tij nga politika dhe se si ai e sheh qeverisjen e kryeministrit Rama. Malaj tha se largimi i tij nga PS erdhi pas debateve të shumta që kishte me Ramën, edhe pse nuk kishte asgjë personale me të, por kryeministri nuk duron dot kritikën publike.

“Unë jam pensionist aktualisht nga puna si deputet, punoj në mësimdhënie dhe si konsulent privat, por unë shumë mirë mund të jepja eksperiencën time si këshilltar. Unë mendoj se jo vetë Rama po njerëzit rreth tij të trajtojnë si armik”, - tha Malaj në emisionin “Dola te Ola” në News 24. Pushteti absolut të korrupton në mënyrë absolute dhe diçka e tillë sipas Malajt do të ndodhë edhe me Ramën.

“Të gjitha gjërat që ia kam thënë publikisht Ramës. Ia kam thënë paraprakisht në strukturat e Partisë Socialiste, por ai nuk ka reaguar pozitivisht. Më vjen keq që Rama do të ketë një fat tjetër në jetë, se pushteti absolut të korrupton në mënyrë absolute. Në lidership thuhet se edhe nëse nuk e ke mendimin ndryshe duhet ta krijosh, pasi nuk ke se si ta balancosh veten. Për mua Rama ka një pushtet absolut dhe ja kam thënë edhe në sy” – tha ish-ministri që më pas foli si zgjidhen kandidatët e Partisë Socialiste.

“Është e trishtueshme për Partinë Socialiste, që ishte partia më liberale, tani ka kaluar në autokraci që gjithçka vendoset nga lart-poshtë. Është e palejueshme që Partia Socialiste të mos ketë filtra dhe kanë ndodhur kaq shumë raste, ku njerëz me CV kriminale të marrin mandate si kryetar bashkie dhe deputet. Nuk ka ndodhur më parë” – tha Malaj.

Ai që pranoi se ka pasur oferta dhe nga parti të tjera në vend, por nuk ka pranuar: “Jo nuk dua ta ndryshoj Partinë Socialiste. Sosyri thotë për parimet unë ndryshoj partinë, por për partinë nuk ndryshoj parimet”. Frika e Malajt është se Partia Socialiste mund të ketë fatin e partisë së PASOK-ut në Greqi.

“Nuk dua që Partia Socialiste të ketë fatin e PASOK-ut, i cili u gërrye nga korrupsioni i brendshëm dhe nga një parti kryesore në politikën greke, arriti të bëhej një parti e nivelit të tretë apo katërt, dhe doli një parti e re që bashkoi të majtën”.

Me tej ish-ministri i Financave shtoi se ndjen keqardhje edhe për frymën diktatoriale që është krijuar nga Rama dhe që të gjithë veprojnë sipas preferencave të tij.

“Njerëzit nuk të mbajnë afër. Nëse aplikon për një projekt, nuk ta japin. Nëse aplikon për një vend pune, nuk të thonë jo, por të lënë në pritje. Rama këtë duhet të kuptojë se ka futur mentalitetin diktatorial. Nuk them që Rama i merr në telefon ata dhe iu thotë "kujdes mos ia jepni Benit këtë", por janë ata që i servilosen Ramës dhe ndjekin frymën e tij, që atë që nuk e do udhëheqësi nuk duhet ta dojë asnjë tjetër” – tha Malaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46