Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Hoxha i Prizrenit fyen flamurin kombëtar: Kjo është leckë (VIDEO)

Lapsi.al 16 April 2023
Hoxha i Prizrenit fyen flamurin kombëtar: Kjo është leckë

Vijon të tërheqë vëmendjen, Mazllam Mazllami, një hoxhë nga Prizreni. Ai  u bë i njohur gjerësisht kohët e fundit pasi besimtarët i dhuruan një makinë Mercedes, mjaft luksoz me rastin e daljes në pension. Së fundmi ajo që ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale është një video e publikuar prej tij duke fyer flamurin kombëtar.

Në fakt videoja është regjistruar 4 muaj më parë, por ka marrë vëmendje së fundmi pas sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla që ka kritikuar sjelljen e hoxhës. Në këtë video ai u bën thirrje myslimanëve që të mos e konsiderojnë të rëndësishëm flamurin kombëtar.

“Kjo është arrnë, leckë, bezë. Këta kur e kemi qitë për 28 Nëntorin… Edhe mos me qitë hiç, kurrgja s’bahet kijameti. Populli ynë, populli shqiptar janë myslimanë 80%. E njohim na paganizmin çka është. Na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj”, - thotë hoxhë Mazllami. Për të, të padenjë janë edhe dëshmorët e kombit, përveç atyre që “janë dëshmorë të Allahut”.

“Shehid nuk bidet qysh po thotë dikushi – plot shehidë jemi ba, është mbushë Kosova dëshmorë… E lus Allahun që këta që na kanë ra dëshmorë, ishalla janë dëshmorë të Allahut. Se na që i shkruajmë dëshmorë e ju vnojmë pllakata mas 50 vjete krejt jau thejmë”, - thotë Mazllam Mazllami.

“Edhe pse është himni të gjithë të bashkuar rreth flamurit, edhe me u bashku krejt rreth flamurit, me qet flamur në xhenet a hyjmë?”, - shton ai.

Makina luksoze që hoxhë Mazllam Mazllami shkaktoi reagime. Një prej tyre ishte gazetari Valon Syla që e komentoi me ironi dhe humor këtë në rrjetet sociale. Sipas tij prijësit fetarë të myslimanëve në vend po duken si “njerëz të showbizit”.

Por në fund të ditës, gazetari u sulmua brutalisht në Prishtinë nga tre persona sapo kishte dalë nga një emision televiziv. 3 të rinjtë u arrestuan brenda 24 orësh dhe pranuan se kritikat e Sylës për hoxhën ishin motivi i tyre. madje ata nuk kanë shprehur pendesë për dhunën ndaj gazetarit.

Përpara disa vitesh hoxha nga Prizreni ka qenë i akuzuar për thirrje për rezistencë dhe për nxitje për kryerjen e veprave terroriste. Ai dhe disa imamë të tjerë dyshoheshin se kishin nxitur disa persona të shkonin në Siri për të luftuar. Megjithatë në fund të këtij procesi, Mazllami u shpall i pafajshëm. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Del VIDEO/ Si u sulmua në Prishtinë gazetari Valon Syla

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46