Flash

Shitën makinën në Kamzë dhe bënë kallëzim se ua vodhën, arrestohen vëllezërit kosovarë

Lapsi.al 15 April 2023
Shitën makinën në Kamzë dhe bënë kallëzim se

Dy vëllezër kosovarë janë vënë në prangat e policisë së Tiranës për mashtrim. Sipas bluve ata shitën automjetin e tyre në Kamzë dhe bënë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, me qëllim përfitimin e siguracionit. Policia ka proceduar penalisht edhe blerësit. Në njoftimin e policisë thuhet:

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit të marrë nga dy shtetas, për vjedhjen e automjetit të tyre, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Insurance". Si rezultat i tij u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve S. G., 27 vjeç, dhe B. G., 21 vjeç, banues në Finlandë. Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit V. K., 49 vjeç, dhe I. K., 24 vjeç, të dy banues në Kavajë.

Dy vëllezërit kanë bërë kallëzim  të rremë për vjedhjen e automjetit të tyre BMV X6, të cilin e kanë shitur te shtetasit V. K., dhe I. K., me qëllim përfitimin e siguracionit të automjetit".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6800 euro dhe pjesët e automjetit që janë gjetur në një pikë shitjesh, në Kavajë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Plagoset 22 vjeçari shqiptar në Greqi

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë. Mediat greke raportojnë se dy grupe të rinjsh janë takuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet që ki...

08:54

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI