Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Konflikti në TikTok që degradoi në përdorimin e armës, kush janë katër personat e përfshirë (Emrat)

Lapsi.al 15 April 2023
Konflikti në TikTok që degradoi në përdorimin e armës,

Katër persona janë përfshirë në konfliktin që nisi në Tik Tok dhe degradoi në përdorimin e armës në Durrës.

Paraprakisht dyshohet se të rinjtë janë plagosur nga një plumb rikoshet që është qëlluar mbi automjetin e tyre nga personi me të cilin kishin shkuar të sqaroheshin pas një sherri në TikTok.

Policia ka shpallur në kërkim Klajdi Mancakun, 25-vjeç, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Mario Vrionit me të cilin kishte debatuar online dhe në telefon e më pas kishin lënë takim që “të sqaroheshin”. Burime policore bëjnë të ditur se dy të rinjtë e përfshirë në konflikt njihen si problematikë.

Nga të shtënat mbeti i plagosur kushëriri i Marios i identifikuar nga policia si Jurgen Vrioni dhe shoku i tyre Arben Haxhiu. Pas ndihmës mjekësore Jurgen Vrioni ka dalë nga spitali, ndërsa Arben Haxhiu vijon të jetë në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja u regjistrua në lagjen nr. 10 të Durrësit, pas mesnate.

Policia vendore bën me dije se rreth orës 01:15 të së shtunës, në lagjen nr. 10, për shkak të një konflikti të nisur në rrjetin social TikTok, shtetasi Klajdi Mancaku, 25 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë, janë dëmtuar lehtë dy 21-vjeçarët Jurgen Vrioni dhe Arben Haxhiu, të dy banues në lagjen nr. 12.

Nga hetimet e para rezulton se autori i dyshuar, rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me Mario Vrionin dhe i ka lënë takim për t’u sqaruar në afërsi të shtëpisë së Vrionit.

Duke ndjerë rrezikun, Mario ka marrë kushëririn e tij, Jurgenin dhe shokun e tyre të përbashkët Arben Haxhiun për t’u ballafaquar me Mansakun. Kur ka shkuar në vendin ku e kishin lënë takimin, sipas deklaratës së tyre, Mansaku, që njihet dhe si shok i reperit Klevio, sapo i ka parë që janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së Mario Vrionit dhe është larguar menjëherë.

Dyshohet se dy të rinjtë u plagosën lehtë nga një plumb rikoshet.

E ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, policia ka ngritur pika kontrolli, në akset rrugore dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente ku dyshohet se mund te fshihet 25-vjeçari. Gjithashtu janë njoftuar pikat e kalimit kufitar për të mos lejuar largimin e tij jashtë vendit.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI