Gjykata e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj të pandehurit U.H, i dyshuar për vrasjen e nënës së tij. Po ashtu, i pandehuri posedon leje qëndrimi jashtë shtetit, rrethanë kjo që shton rrezikun për arratisjen e personit.
“Po ashtu, duke pas parasysh peshën e veprës penale, mënyrën tejet mizore të kryerjes së veprës penale nga ana e të pandehurit, pasojat e rënda të kësaj vepre si dhe faktin se në këtë çështje pritet që të dëgjohen dëshmitarët okular të cilët janë familjarë të pandehurit, gjykata vlerësoj se të gjitha këto janë rrethana të posaçme që tregojnë rrezikun e lartë se me gjetjen e të njëjtit në liri apo nën çfarëdo mase tjetër alternative, do të arratiset apo në çfarëdo mënyre do t’i shmanget organeve të ndjekjes, do të mund të përsërisë veprën e njëjtë apo të ngjashme penale apo do të mund të ndikoj në dëshmitarë dhe në këtë mënyrë do të pamundësojë apo vështirësojë në masë të madhe zhvillimin e hetimeve por edhe procedurës penale në përgjithësi”, thuhet në komunikatën për media.
Krimi i rëndë brenda familjes ka tronditur të premten qytetin e Pejës në Kosovë. Mendohet se i riu Urim Hyseni mendohet se vrau nënën e tij dhe më pas kreu akte kanibalizmi. Vrasja makabre ndodhi në rrugën “Mbreti Zog” në banesën e familjes Hyseni.
Sipas policisë, Urim Hyseni i preu kokën nënës së tij Hyrije Hysenit në rrethana ende të paqarta. Gjatë momentit që agjentët u njoftuan për rastin dhe hynë në shtëpi e gjetën autorin duke i pirë gjakun viktimës.