Flash

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Lapsi.al 15 April 2023
Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur sot në Vlorë, ku një mjet i drejtuar nga një 70 vjeçar ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë.

Për pasojë ka mbetur e plagosur pasagjerja, 65 vjeçe dhe drejtuesi.

"Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, shtetasi K. H., rreth 70 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Opel", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një humnerë.

Si pasoje e aksidentit ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja E. H., rreth 65 vjeçe, të cilët u transportuan në spital, për ndihmë mjekësore," njoftoi policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46