Flash

VIDEO/ Aksidentohet politikania e lartë turke

Lapsi.al 14 April 2023
VIDEO/ Aksidentohet politikania e lartë turke

Nënkryetarja e Grupit të Partisë Demokratike Popullore të Turqisë (HDP) Meral Danış Beştaş, shoferi i saj Mehmet Vefa dhe një anëtar i partisë emri i të cilit nuk dihet janë aksidentuar mbrëmjen e së enjtes në lagjen Karayazı të qytetit të Erzuromit. Ajo ndodhej atje për një takim elektoral.

Beştaş, e cila mbeti e bllokuar në automjetin dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë. Thuhet se automjeti u rrokullis për shkak të ngricave. Mësohet se Beştaş nuk është në gjendje të rëndë. Ajo është dërguar me ambulancë në Spitalin Shtetëror të Erzurumit.

Në spital u shtruan edhe shoferi Vefa dhe anëtari tjetër i partisë, të cilët nuk kanë pësuar lëndime të rënda. Mediat turke thonë se të plagosurit kanë fraktura në trup. Deputeti i HDP-së, Ömer Faruk Gergerlioğlu tha se politikania është e vetëdijshme dhe nuk duket se është në rrezik për jetën. Megjithatë, ajo do të dërgohet në Ankara për ekzaminime të hollësishme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI