Flash

Tentuan të hynin në Shqipëri me nga 20 mijë paund të fshehura në trup, kapen në Rinas anglezi dhe italiania

Lapsi.al 14 April 2023
Tentuan të hynin në Shqipëri me nga 20 mijë paund të

Një 57-vjeçare është arrestuar pasi është munduar të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme. Po ashtu, dy shtetas të huaj janë proceduar penalisht pasi tentuan të hynin në vendin tonë, me para të padeklaruara. Sipas policisë, një shtetas anglez dhe një italiane po futeshin në vendin tonë me nga 20 000 paund secili, të fshehura në trup.

Në njoftimin e policisë thuhet:

“Intensifikim kontrollesh në hyrje/dalje, duke përdorur pajisjet bashkëkohore dedektuese, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare.

Shpallet në kërkim një shtetas që dyshohet se ka ndihmuar 57-vjeçaren, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i kontrolleve intensive në hyrje/dalje të vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për të garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve dhe mallrave, kanë konstatuar 3 raste të këtyre paligjshmërive, konkretisht:

-Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit fizik, shtetasit anglez Ë. A., iu gjetën të fshehura në trup, 20 000 paund. Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin anglez Ë. A., 39 vjeç, banues në Londër, si dhe iu sekuestrua shuma e parave.

-Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit fizik, shtetases italiane E. M., iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantën e dorës, 20 000 paund. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen italiane E. M., 32 vjeç, banuese në Londër, si dhe iu sekuestrua shuma e parave.

– Në dalje të Republikës së Shqipërisë, është arrestuar në flagrancë shtetasja D. I., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi tentoi të kalonte kufirin me disa dokumente të dyshuara të falsifikuara, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi H. P., 57 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasen D. I., për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi”.

Të këshilluara

Plagoset 22 vjeçari shqiptar në Greqi

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë. Mediat greke raportojnë se dy grupe të rinjsh janë takuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet që ki...

08:54

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI